Me ligj e kanun: Ish-menaxheri ”kërcënon” Encën

0
164

Si disa bashkëpunime të tjera të showbiz-it shqiptar, edhe Enca i ka dhënë fund kontratës me menaxherin e koncerteve të saj. Kastriot Berisha, përmes një statusi në Facebook ka akuzuar këngëtaren për mashtrim.

”Pas disa padrejtësive dhe mashtrimeve pas shpine, desha t’ju informoj që nga sot unë s’e përfaqësoj më Encën. Nuk je e para që vepron në këtë mënyrë, por ka ardhur koha të funksionojë ligji dhe kanuni dhe t’i ndërgjegjësojë disa artistë që duhet respektuar puna dhe s’mund të bëhesh pronare mbi shpinën e dikujt tjetër. Derisa të mbledhësh mendtë Ruensa Haxhiaj, e ke të ndaluar të flasësh me mua dhe ke bllok në çdo event që do mbahet”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Duke përmendur ligj e kanun, ai e akuzon këngëtaren për mashtrime prapa shpinës dhe shprehet se është gati t’i shkojë kësaj pune deri në fund. Sipas statusit, Berisha ka bllokuar gjithë koncertet e Encës, të cilat i kishte në menaxhim. Deri tani, s’ka patur asnjë reagim nga këngëtarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here