Bylykbashi: Rama nuk do t’ia dijë për ambasadorë sa kohë kap pushtetin

0
171

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, i ka drejtuar një apel mazhorancës që të miratojë amendamentin Kushtetues të paraqitur nga opozita dhe të rikthejë në rrugën e Kushtetueshmërisë zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Bylykbashi tha se dhe sikur të gjithë ambasadorët të mbushin llozhat, Edi Rama nuk do t’ia dijë sa kohe kap pushtetin.

“Amendamenti kushtetues është shansi i fundit që e gjithë kjo të mos mbetet dhe të kufizohet vetëm tek një seancë e shëmtuar si ajo e 18 dhjetorit 2017. E miratojme, ndalim uzurpimin dhe kthejmë kushtetutshmërinë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Me këtë amendament garantojmë fundin e uzurpimit të detyrës nga një prokuror i përgjithshëm provizor antikushtetues.

Kandidatët do të renditen sipas aftësisë dhe propozohen jo nga politika por nga Gjykata Kushtetuese. Kandidatët do t’I nënshtrohen vetingut me prioritet dhe afat të shkurtër. Dhe në fund, Prokurorin e Përgjithshëm do e votojë parlamenti me 3/5 e votave siç thotë Kushtetuta.

Çfare pjese nuk kuptuat? Se që nuk e doni ketë e di. Uroj që mos ndonjë nga ju që miraton kushtetutën pa e lexuar del e thotë që propozimi është antikushtetues! Sepse janë amendamente kushtetuese”, tha Bylykbashi.

Në fjalën e tij, deputeti pati edhe një paralajmërim.

“Këto institucione që po kapni do të shkërrmoqen sepse tërmeti politik që shkakton shkelja e konsensusit të 22 korrikut do t’i zhbëjë.

Nxirrni sa të doni OJF me tenda apo ç’të doni. Ashtu siç u zhbë kapja e 1998 – 2000. Do marrë kohë kjo zhbërje, por tolerancë për ju dhe për ata që ju ndihmuan duhe u betuar me çadër nuk ka për të patur!

Tani kërkojini Mami Johns-it të shkruajë ndonjë artikull me paratë e Dajë George kundër ndryshimeve kushtetuese!”, tha Bylykbashi.

Fjala e deputetit Bylykbashi

Ka një raport financiar për zgjedhjet e vitit 2013 për shpenzimet e Partisë Socialiste. Mos u lodhni kot, sepse nuk e gjeni në KQZ. E gjeni në prokurorinë e Katanias. Habilajt raportojnënë dhjetor 2013 se kreu i PS per Tiranën, ai që sapo ishte bërë Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kishte fituar vetëm në një muaj 5 milion Euro. Të mendosh që në datën që regjistrohej nga Guardia di Finanza kjo deklaratë, kreu i PS për Tiranën kishte vetëm 3 muaj që ishte bërë ministër.

Sipas deklaruesve Habilaj në Guardia di Finanza, këto nuk ishin para korrupsioni, por të trafikut të drogës që kishte plasur nga brigjet e Shqipërisë. Fakt për këtë janë shumat që deklaruesit sponsorizues taksnin për çdo ngarkesë. Fakt për këtëështë operacioni i Karabinierisë italiane në shtator 2013 ku u kapën 1.2 ton në një aksion ku Habilajt me zor shpëtuan. Të guxosh të sjellësh 1.2 ton drogë në majin e parë të qeverisë së re, mund ta bësh vetëm po të jesh kushëri i Ministrit të Brendshëm.

Ajo që është më interesante është fakti se deklaruesit Habilaj, që deklarimin e tyre e bënin në sinqeritet të plotë, thonin se Sajmir Tahiri aq Euro i harxhonte në fushatë zgjedhore. Madje as 20 milion Euro nuk i mjaftonin për zgjedhje sipas Habilajve.

Madje në janar 2014, Habilajt deklarojnë se është bërë nami, janë blerë të gjitha votat. Këtë deklaratë e ka regjistruar Guardia di Finanza. Edhe kjo deklaratëështë bërë në sinqeritet të plotë në makinën që përgjohej.

Po cilat janë zgjedhjet qëi referohen Habilajt se kryetari i PS për Tiranën shpenzoka 5 milion Euro? Ato janë zgjedhjet e vitit 2013. Për ato zgjedhje flasin këta deklarues kriminelë kushërinj të hierarkut socialist, Princ mes ministrave të Edi Ramës.

Prova është rezultati i zgjedhjeve në Tiranë. 163.000 ne vitin 2009, 140.000 në vitin 2011 dhe plot 199.000 në vitin 2013. Pra 36.000 vota më shumë se 2009 dhe 59.000 vota më shumë se 2011. E pandodhur me parë një rritje e tillë dramatike. Madje nuk ka ndodhur në qarqet e tjera. Me 50 euro/vote, sipas llogarisë së Habilajve, 3 milion euro kushton kjo diferencë votash në zonën e Sajmir Tahirit, qarkun e Tiranës.

Dhe kur provuat shijen e pushtetit me votë të blerë nga droga, mbollët të gjithë Shqipërinë dhe shpartalluat zgjedhjet e 2017. Provat e qindra e mijëra tonelatave të drogës nuk duan më asnnjë konfirmim sepse e konfirmojnë dhjetëra tonelatat e kapura nga Italia që vuan bashkëpunimin tuaj të frytshëm. Ju mbillni pa fund, edhe ata kapin pa fund dhe dalin të suksesshëm. Dje u kapën 2 ton të tjera drogë.

Por provë janë përsëri rezultatet e zgjedhjeve: pas 199.000 votave të PS në Tiranë në 2013, ratë në 130.000 vota në 2015, plot 69.000 vota minus, sepse gjitshka për fitoren ia latë garancisë që ju jepte reforma territoriale. Të gjithë e dinë së Sajmiri nuk harxhonte një qindarkë për Erionin.

Nuk ndenjët duarkryq. Në 2016 e mbollët të gjithë Shqipërinë, dhe prova është Dibra ku edhe pse politikisht me “breke nëpër këmbë” siç thotë populli, dhjetëfishuat rezultatin nga 450 ne 2015 ne 4500 në 2016. Apo zgjedhjet e 2017 ku përsëri kërcyet në 200.000 vota nga 130.000 votat e 2015. Pra plot 70.000 vota rritje është efekti narkotik.

Para droge me miliona ne 2013 në Tiranë dhe moret 199.000 vota. Drogë pa fund në 2016, Para droge pa hesap në 2017 dhe moret përsëri 200.000 vota në Tiranë. Ndersa sa herë që përdorët metoda të tjera si ne 2011 dhe 2015, ratë drastikisht në rezultat. Bravo Sajmir!

Prova është përsëri Raporti i ODIHR që e vë shitblerjen e votës si problemin kryesor të zgjedhjeve. Provë është raporti i financuar nga BE që mat percepsionin e korrupsionit zgjedhor me shit-blerje vote ne 20 përqind të votës. Sepse kjo puna e shit-blerjes eshte veper penale korrupsioni. Dhe korrupsioni matet edhe me perceptim. Njësoj si ju mati Transparency International me perceptim të shqiptarëve si një nga qeveritë më të korruptuara në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here