Liqenet e Drinit mbushen plot, frikë për përmbytje të reja

0
174

Si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe rritjes së temperaturave, nivelet e baseneve të hidrocentraleve të KESH-it kanë arritur në kuota maksimale. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet në kuotën 295.49 m dhe prurjet janë 700 m3/s. Kuota maksimale e digës së këtij HEC-i është 296 metra mbi nivelin e detit. Të katër agregatët e tij janë në punë. Në këtë HEC aktualisht nuk po kryhen shkarkime.

Hidrocentrali i Komanit ndodhet në kuotën 172.78 m. Prurjet janë rreth 800 m3/s, ndërsa shkarkimet 400 m3/s. HEC i Komanit po punon me katër aggregate. Ndërsa kuota e hidrocentralit të Vaut të Dejës ka arritur në 74.80 m. Prurjet janë 1.360 m3/s dhe në punë janë 5 agregatët. Shkarkimet nga HEC –i i Vaut të Dejës janë 800 m3/s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here