Avokati shpjegon; Pompeo do t’i bëjë riformatimin republikan DASH dhe ambasadave amerikane kudo në botë

0
262
Nga Altin Goxhaj 
Që ta merrni vesh më mirë se çfarë emërimesh bombë bëri dje Trump dhe që rrëzojnë gjithë llumin e shpifjeve idiote ndaj tij, lexoni këtu me 2 fjalë jetëshkrimin e Sekretarit të ri të Shtetit dhe Shefes së re të CIA (e para femër në histori)
MIKE POMPEO, (lindur në 1963 nga një familje me origjinë gjysëm italliane) i shkolluar në akademinë e famshme ushtarake të West Point – The U.S. Military Academy për inxhinier ushtarak dhe shërbeu si kapiten në ushtrinë amerikane nga 1986 – 1990 në brigadën e tankeve në vijën e parë të patrullimit të frontit me Bashkimin Sovjetik përballë murit të Berlinit (konsiderohej në atë kohë si vija e parë e zjarrit në rast konflikti)!
Në 1990-1991 mori pjesë me brigadën e vet të tankeve në betejë në Luftën e Gjirit Persik! Menjëherë pas lufte 1991-1994 diplomohet si Doktor në Jurisprudencë në Universitetin e Harvard, ku dhe futet në Bordin e Redaktorëve të Revistës së Ligjit të Harvardit Harvard Law & Policy Review! Pas diplomimit fillon punë si avokat 🙂
Nga 1998 deri në 2010 shkëlqen edhe në biznes duke themeluar (dhe pas sukseseve duke shitur aksionet) kompani të industrisë ajrore ushtarake dhe në naftë!
Në 2010 ja del me sukses të futet në Kongresin Amerikan si Republikan që fiton me të parë dhe që nga ajo herë njeh vetëm suksese elektorale duke shkëlqen për pikëpamjet e tij konservatore dhe qartësinë e mendimit politik ku bje në sy që nuk e rruan shumë për ti ra anash gjërave por i bje drejt dhe për këtë shkak e sulmonin liberalët 24 orë në ditë që në fakt ishte publiçiteti më i mirë nl 8 vjet 🙂
Njihet për qëndrimet e tij të qarta kritike ndaj politikës copë copë të Obamës ndaj Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit dhe urrehet shumë nga LGBQ për qëndrimet e tij të ashpra kundër martesave gay!
Njihet si mbështetës aktiv i Trump që në zgjedhjet e 2016 dhe në Janar 2017 emërohet zyrtarisht si Drejtor i CIAs dhe ku zëvendëse ka Gina Haspel!
Gjths në Washington thuhet se Trump e emëroi si Drejtor të CIAs për ta bërë gati si Sekretar Shteti ndaj dhe i caktoi si zëvendëse Gina Haspelin pikërisht për ta bërë Drejtoren e parë femër të CIAs në Histori!
Pompeo është ai që do t’i bëjë riformatimin republikan DASH dhe ambasadave amerikane kudo në botë të cilat përgjithësisht në kohën e Obamës u kthyen në zyra marëdhëniesh publike dhe financimi të rrjetit sorosian që promovonin të drejtat e GAYve dhe jo interesat e SHBA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here