Arrestohet i shumëkërkuari nga Interpoli… (EMRI)

0
182

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Më datë 14.03.2018, nga Specialistët e Sektorit të Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim

– Dino Abazi , 36 vjeç,  lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka  caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale  “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here