Lumturia që ngeli në mes, i fejuari i vajzës mbahet në këmbë me ilaçe…

0
195

Dy ditë pas rrëzimit të një avioni privat me 11 të reja në Iran, është zbardhur edhe telefonata e fundit e vajzës së miliarderit turk që po kthehej nga festa e saj e beqarisë që kishte zhvilluar në Dubai.

Mina Basaran dhe 7 shoqe të saj, sëbashku me 3 pjesëtare të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, ku kishin organizuar një festë beqarie kur avioni i Başaran Holding u rrëzua në Iran ditën e diel. Mina do të dilte nuse me 14 Prill, ndërsa sot nëna e saj është detyruar të shkojë në morg për identifikimin e trupit të saj.

Sipas gazetës “Posta”, Mina Basaran ka telefonuar të fejuarin e saj rreth orës 16:30 dhe i ka thënë: “Pas 5 orësh jam pranë teje i dashur”. Biznesmeni Murat Gezer do nisej për në aeroportin Ataturk për t’i bërë surprizë të fejuarës, kur mori lajmin e hidhur.

Sipas medias turke, që prej marrjes së lajmit Gezer, i cili ndodhet në shtëpinë e Minas, po mbahet në këmbë me ilaçe qetësuese. “Unë besoj, Mina do të vijë”, pëshpërit herë pas here i riu që kishte nisur përgatitjen për dasmën. Murat Gezer dhe Mina Basaran u fejuan më 20 tetor, ndërsa më 14 Prill do të martoheshim me një ceremoni madhështore në Çiragan Sarayi, në Stamboll.

Një ditë para se të humbte jetën në aksident, Mina Basaran kishte shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shikohej bashkë me shoqet në festën e saj të beqarisë.

Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here