Nora Malaj bashkëbisedim me studentët: Shqipëria po vazhdon në 2018-ën tranzicionin e tejzgjatur

0
138

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka qenë e pranishme ditën e djeshme në bashkëbisedimin e realizuar me studentët e Shkencave Sociale në lidhje me problematikat e ndihmës ekonomike. Malaj i kushtoi një rëndësi të madhe varfërisë, njerëzve në nevojë, kategorive vulnerabël, por gjithashtu edhe problematikave që hasen te të rinjtë sot.

‶Qëllimi i skemës është për ato kategori që janë të diskriminuar, në nevojat bazike që kanë. Dhe nevoja bazike është nevoja e të ushqyerit, nevoja e shtëpisë, e punësimit, e arsimimit. Të realizojë arsimimin e tyre, dhe nëse arsimimi i tyre do kohë, t’u japë shansin një arsimimi profesional dhe paralelisht të realizojnë dhe arsimimin në mënyrë që të jenë në dy sektorë të mundshëm ″, tha deputetja e LSI-së. Sipas saj, Shqipëria po vazhdon në 2018-ën tranzicionin e tejzgjatur dhe problemi më i madh radikal dhe kryesor lidhet me atë që quhet ekonomi e paqëndrueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here