Përfshirja e policisë në aktivitete kriminale por dhe si bashkëpunëtore e bandave në Shqipëri, tashmë është fakt. Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët denoncojnë çdo ditë, përfshirjen e policisë dhe bashkëpunimin e tyre me krimin dhe kriminelët.
Një tjetër qytetar denoncon raste flagrante të bashkëpunimit të policisë me kriminelët, ku uniformat blu kanë marrë në mbrojtje fajdexhinjtë kriminelë.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Narkopolicia bashkëpunon me krimin!
Paratë e drogës përdoren për fajde!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mire mbrema z berisha duhet te beni lajm por te ruhet anonimati.Forca e ligjit gjoja po godet dhe quhet se po behet nami por ligji nuk po godet krimin e grupet kriminale te fajdexhijve. Fajdexhijt ne Nikel ne lac e f kruj kane miliona euro kesh e miliona euro prona te paluajtshme toka shtepi karburante resorante etj keta indivit japin para kesh borxh me 10% ne muaj.keta indivit kan grupe kriminale qe ushtrojn presion psikologjik peng marrje dhun e rrembim pasurie.ka njerez qe kan vrare veten e jan ndare nga bashke shortja e femijet pra nje problem social I madh.Bisnezmen te fuqishem te falimentuar e te dhunuar I kan dhuruar ketyre indiviteve e grupeve kriminale pasurin e tyre.ky krim ndodh diten per diell ne zyrat noteriale e ne sy te policise.po te ecesh rruges nga kamza ne lezhe identifikohen pronat e ketyre personave e grupeve kriminale te perfituara nga fajdet. Indivitet qe disponojn keta shuma milioneshe euro i kan nga trafiku I droges prostuticionit dhe grabitja.”