Nje popull i varfer dhe nje qeveri me shpenzime luksi 62 miliarde ne muaj. E tmerrshme

0
204

Qeveria shqiptare shpenzoi 62 miliardë lekë gjatë muajit dhjetor 2017, dy herë më shumë se sa mesatarja mujore e atij viti, në një praktikë të shumëkritikuar të shpërdorimit të fondeve publike në muajin e fundit për të mos lejuar “djegien” e tepricave buxhetore përmes aplikimit të manovrave që kanë ligjshmëri të dyshimtë.
Të dhënat financiare të buxhetit të shtetit, të publikuar me tre muaj vonesë, tregojnë se qeveria shpenzoi 62 miliardë lekë në muajin dhjetor, gati dy herë më shumë se sa mesatarja e shpenzimeve mujore që për periudhën janar-nëntor ishte 36 miliardë lekë.
Kryerja e kaq shumë shpenzimeve njëherësh në dhjetor tregon para së gjithash ecuri të keqe të investimeve publike, të cilat raportohen në bilancin e buxhetit si “shpenzime kapitale”. Investimet publike duhet të kryhen gradualisht dhe të paguhen muaj pas muaji në bazë të situacioneve të punimeve. Por qeveria aktuale duket se ka dështuar në zbatimin normal të programeve të investimeve publike dhe i shlyen faturat në një masë të madhe në dhjetor, duke shkaktuar shqetësim për stabilitetin makroekonomik të vendit si dhe për efikasitetin real të këtyre shpenzimeve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here