Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet dibrani. Emri

0
192

Finalizohet operacioni policor  për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje”, “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen”. Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në  bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:

Argit TURSHILLA, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here