Roland Bejko: “Strategjia idiote e Kryeministrit Rama, arkivi i Gjirokastrës s’mund të zhvendoset në Lushnje…

0
187

Partia Demokratike, dega Gjirokastër, i ka bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund asaj që e quan marrëzi me arkivin e këtij qyteti.

“Me një urdhër të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit Shqiptar, qysh prej tri ditësh ka filluar puna për shpërnguljen e të gjitha materialeve dhe dokumentave prej arkivit të Gjirokastrës në drejtim të Lushnjës ku dhe do të jetë destinacioni fundor i tyre.

Me pak fjalë, që këtej e tutje Gjirokastra nuk do ta ketë më një tjetër institucion të rëndësishëm të saj, Drejtorinë Rajonale të Arkivave.

Me një vendim absurd Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama i kanë dhënë të drejtën drejtorit të përgjithshëm të arkivit qëndror shqiptar z. Ardit Bido që të autorizojë mbylljen e disa arkivave rajonalë dhe grumbullimin e tyre në disa magazina të përqëndruara.

Pas kësaj, çdo qytetar i Qarkut Gjirokastër do ti duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë një dokument në arkiv. Të njëjtin fat do të kenë edhe studiuesit apo pedagogët e Universitetit “Eqrem Çabej” që janë të interesuar për hulumtimin e dokumetave të ndryshëm arkivorë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Në vijim të deklaratës, PD thekson se Gjirokastra humbet kështu edhe një tjetër institucion të rëndësishëm rajonal pas largimit që Qeveria ju bëri disa prej drejtorive dhe ndërmarjeve të tjera duke i përqëndruar ato në Fier, Vlorë dhe Lushnjë.

“Me sa duket Qeveria shqiptare e ka ndarë mendjen që ta kthejë Gjirokastrën në një periferi të parëndësishme administrative, duke i humbur përfundimisht asaj një nga karakteristikat e saj historike dhe egzistenciale; të qenurit një Qendër Administrative, Spitalore, Universitare, Ekonomike, Kulturore dhe Tregëtare Rajonale.

Kjo nuk është rastësi! Kjo është strategji idiote e Kryeministrit Rama.

PD Gjirokastër, u bën thirrje drejtuesve lokalë të institucioneve, Kryetares së Bashkisë zj Zamira Rami, Prefektit të Qarkut, Kryetarit të Qarkut, deputetëve, ministres deputete të Gjirokastrës, mediave lokale, intelektualëve, universitarëve, gjithë opinionit publik të reagojmë dhe ta ndalim këtë marrëzi që dëmton interesat e qytetarëve dhe të qytetit të Gjirokastrës, por që do dëmtojë njëherazi fizikisht vetë dokumentat dhe materialet e çmuara që gjenden aty për dekada të tëra”, përfundon deklarata e kreut të degës së PD-së, Ronald Bejko .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here