Përfundon mbledhja e PD-së, ja mesazhi që ka Lulzim Basha…

0
140

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, e ka cilësuar si pozitiv diskutimin dhe debatin në Kryesinë e kësaj partie.

Basha tha se kryesia ka miratuar vendime që të gjithë demokratët të japin kontributet në këtë proçes, duke shtuar se përmes tij do të realizohet transformimi i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se transformimi do të jetë i thellë dhe çdo demokrat do të ketë mundësi të kontribuojë.

Deklarata e Bashës ka ardhur pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Basha ka falenderuar gjithashtu anëtarësinë e kësaj partie në proçesin e analizës dhe përmbylljes së saj.

Basha tha se jepte çdo garanci që proçesi për bashkimin e kontributeve dhe transformimin e PD nuk do të kishte asnjë pengesë dhe do të ishte një proçes real.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve te Kryesise.

Falenderoj anëtatët e kryesisë për përgjegjësinë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme, gjithë anëtarësinë e PD që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe ti kujtoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si nje proces brenda PD por si një proces nga i cili do lindë një shpresë dhe një rrugë e re për cdo shqiptare dhe shqiptarë.

Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë cdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptparët”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here