Rama nuk ndalet/ Ja çfarë postesh i jep propagandistëve të tij

0
416

Kryeministri Edi Rama ka emëruar në poste të rëndësishme disa gazetarë të njohur, pas mbledhjes së fundit të Këshilllit të Ministrave.

Mësohet se bëhet fjalë për moderatorin e “Top Channel” Alban Dudushin si edhe kryeredaktorin e gazetës “Dita” Adrian Thano, të cilët janë zgjedhur si anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe të neneve 8 e 13, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Adrian Thano;

– Z. Alban Dudushi;

– Z. Aldo Merkoçi;

– Z. Ismail Ademi;

– Znj. Kozara Kati.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here