613 kokainë, babai i Pezakut: Djali më tha “më vrit po pata gisht” unë (VIDEO)

0
55

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës bëri bujë të madhe si brenda shqipërisë ashtu dhe jashtë, kjo jo vetëm për faktin që u kap një sasi e madhe lende narkotike, por dhe se si kjo ngarkesë mund t’i shpëtoi kontrolleve doganore që nga Kolumbia deri në vendin tonë.

Në lidhje me këtë çështje policia arrestoi dy 25-vjeçarë administratorin e kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferin e kamionit Armando Pezaku, të cilët kanë mohuar se kishin dijeni për ngareksën së kokainës të fshehur në kontinierin me banane.

Babai i Armando Pezaku në një intervistë për “Top Channel, i sapo  kthyer nga takimi me të birin në burg shprehet se 25-vjeçari e ka mohuar të jetë pjesë e një grupi trafikantësh.

“Sot e takova djalin edhe me tha – “Bab’ nuk kam lidhje me kët’ punë. Më vrit po pata gisht’ un’. Shteti t’më kthejë djalin në shtëpi”, thotë ai mes lotësh.

Por shoferi i kamionit me 180 milionë euro kokainë, edhe pse paguhej me 25 mijë lekë në muaj nga kompania ku ishte punësuar, ka pajtuar një avokat të njohur, tarifat e të cilit janë 10-fishi i pagës së vogël të shoferit.

Familjarët e shoferit e kanë një shpjegim. Ata thonë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike të familjes se tyre avokatin Petrit Serjani e ka kontraktuar firma “Pelikani Transport”, ku ai punonte prej disa muajsh.

Lidhur me statusin e tij në rrjetet sociale, ku 25-vjeçari prezantohej si “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, familjarët thonë se ajo është një batutë si çdo i ri.

Armando Pezaku nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa disa kohë më parë ai kishte udhëtuar drej Gjermanisë, ku ka kërkuar azil, por pas refuzimit ishte kthyer në shqipëri me dëshirën e tij. /TCH/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here