Sherr me bashkëjetuesen/ 21 vjeçari i djeg derën e banesës dhe i kap motrën

0
57

Një 21-vjeçar nga fshati Velmish në Fier është në kërkim nga polica pasi ka shkuar në banesën e babait të bashkëjetuese dhe ka djegur derën me benzinë.

Pas ndërhyrjeve të familjarëve për shuarjen e zjarrit, i riu ka dhunuar gjithashtu dhe motrën 19-vjeçare të bashkëjetueses. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit i cili ka bërë që R.T të merrte një akt të tillë.

Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi ngjarja dhe po bën verifikimet e nevojshme për kapjen e tij, i cili menjëherë pas sherrit me familjarët e bashkëjetueses është larguar për të mos u kapur nga policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T, vjeç 21 banues në fshatin Velmish, pasi më datë 02.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur me benzinë derën e banesës të shtetasit G.RR vjeç 43 (babi i bashkëjetueses) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases L.RR vjeç 19. Punohet për kapjen e R.T. Nenet 151 e 130/a të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here