Vrasja e 16-vjeçarit, prindërit e autorit: “Kërkojmë falje”

0
180
Viktima Anxhelo

Në gjendje të dëshpëruar, me lot në sy, dy prindërit e tij, Artiri dhe Mimoza, treguan se si e kishin marrë vesh ngjarjen e rëndë. Mimoza nëna e autorit të ngjarjes, tha se tri vite më parë kishte humbur djalin e saj të madh 17-vjeçar, Frenkin, i cili u hodh nga tarraca e shtëpisë.

Ajo tha se: “Vdekja e Angelos prej dorës së djalit im është një vdekje e dytë për familjen tonë. Unë nuk e dua më jetën. Për çfarë ta dua më jetën pas kësaj? Unë qaj si nëna e Anxhelos sot dhe ndjej të njëjtën dhimbje. Nuk e di si djali im që ishte nxënës i shkëlqyer ka bërë këtë gjë, që as nuk merret dot me mend nga ne”, tha Mimoza duke vënë kujën. Babai i tij Artiri, edhe ai i mbytur në lot e dëshpërim, i kërkoi falje familjes së Anxhelos. “Shpirtërisht jemi pranë tyre në këtë ditë të zezë të shkaktuar nga djali jonë. Ju lutem që të pranojnë ngushëllimet tona si prindër, që e kemi vuajtur dhe e vuajmë këtë ngjarje të rëndë. Djali jonë të marrë dënimin e merituar, siç e parashikon ligji. Kemi çuar 5 njerëz që ti kërkojmë falje për t’i shprehur ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe. Akoma s’kanë kthyer përgjigje”, tha ai.

Po ashtu babai i autorit të dyshuar tregon se kishte qenë një komshiu i tij që i kishte treguar se djali i tij kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar. Mes të tjerash ai shtoi se gjatë takimit me djalin e tij në polici, ky i fundit i kishte thënë se kishte qenë Angelo që i kishte qëlluar i pari.
“Në mori një komshiu im në telefon dhe më tha se ka plagosur një djalë nga lagja me thikë. Shkova vet në polici dhe i thash djalit ça ke bërë kështu dhe më tha; ‘O ba ai më qëlloi i pari dhe nuk e di sesi ndodhi më pas. Thikën e bleva tre ditë më parë.’ Djali im të dënohet, skam asnjë kundërshtim për këtë.”, theksoi ai.

TRI VITE MË PARË TJETËR TRAGJEDI
Artiri, në gjendje të dëshpëruar për të treguar sesa vuan prej tri vitesh familja e tyre humbjen e djalit 17-vjeçar, i tregon gazetares tonë dhomën e gjumit të tre djemve. Në dhomën e gjumit gjenden tre shtretër, në mes të tyre është fotografia e Frenkit, kompleti i tij sportiv, librat, dhe sendet e tij personale të hapura në dhomë. Në të dy krahët e dhomës, janë dy krevatet e djemve të tjerë. Babai i përlotur thotë se që prej vdekjes së Frenkit, asnjë prej dy djemve që ka, Dejvi dhe më i vogli nuk flenë më në dhomën e tyre, por me nënën, “Mora psikologë, por as terapia nuk ka funksionuar”, tha ai.
babai i vrasesit adoleshent ne durres

vellezerit e adoleshentit vrases ne durres

nena e adoleshentit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here