Takimi i LRI me të rinjtë/ Gjosha, Xhixho e Kërpaçi: Pse qeveria ka stacionuar integrimin e vendit…

0
150

Hapja e negociatave është një pikë e rëndësishme e procesit integrues të Shqipërisë në familjen Europiane. Të rinjtë shqiptarë janë të angazhuar maksimalisht për të u bërë pjesë e debatit dhe zhvillimeve për arritjen e standardeve më të mira”, këto kanë qenë temat kryesore në një bashkëbisedim që LëvizjaLëvizja për Integrim zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë dhe gjimnazistët e kryeqytetit.

Në këtë merrnin pjesë deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, ish-ministre e integrimit Europian, nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho si dhe kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi. Gjatë fjalës së saj në këtë bashkëbisedim, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha tha se procesi i integrimit europian është proces i veshtirë por jo i pamundur, nëse politika dhe shoqëria kanë vullnet. Duke u ndalur situatën aktuale që po kalon vendi, Gjosha theksoi se Integrim do të thotë të mos heshtës para realitetit të dhimbshëm që po kalon Shqipëria. “Rinia nuk është thjesht pjesë e procesit, është themelia dhe garancia e Shqipërisë Europiane”, tha Gjosha.

Ndërsa Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho theksoi se procesi i integrimit nuk
është pronë e një qeverie, por i të gjithë shqiptarëve. Xhixho u ndal te rritja e
numrit të qytetarëve shqiptarë që duan të largohen nga vendi për një jetë më të
mirë. “Kjo ndodh pasi siguria e jetës është cënuar dhe droga si model për të ecur në
jetë është kthyer në trendi. Kjo qeveri ka qëllim largimin e shqiptarëve, por kjo nuk do të ndodhi”, tha Xhixho. Kurse Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi gjatë fjalës së saj tha se buxheti i qeverisëpër arsimin, për nxitjen e punësimit dhe për një jetë më të mirë për të rinjtë është zero. “Kemi një qeveri që ka në dorë instrumentat për të ndryshuar problemet tona dhe në fakt i ka vënë vizën rinisë”, tha Kërpaçi 

Klajda Gjosha:                                                                                                          Integrim do të thotë të mos heshtësh para realitetit të dhimbshëm që po kalon Shqipëria:

Është kënaqësi shumë e veçantë që këtë temë po e diskutoj me grupin e interesit
më të rëndësishëm në gjithë procesin e integrimit europian që është rinia. Unë
gjithmonë kam pasur pasion të veçantë për të diskutuar për këtë çështje me rininë
shqiptare. Sepse ky proces nisi nga rinia dhe patjetër do të jetë ajo që do të duhet ta
vazhdojë më tej , jo vetëm në antarësimin e plotë të Shqipërisë por edhe atëherë
kur të jemi të antarësuar do të jetë një proces tejet i vazhdueshëm në të gjithë
spektrin tonë të jetës. Për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE por edhe për
të arritur ato standarde sociale, ekonomike që ende ne jemi duke vuajtur shumë,
punuar shumë por që Shqipëria ende sot ndodhet shumë hapa pas.

Fatkeqësisht edhe pse pas 28 viteve, me të vërtet puna ka qenë shumë e madhe dhe intensive,unë do thoja që është për të ardhur keq që ne sot ende diskutojmë nëse Shqipëria do të çel negociatat me BE. Sepse janë vite të humbura, shpeshherë unë besoj që politika ka fajet e saj që e ka lënë Shqipërinë kaq prapa në procesin e integrimit por edhe në standardet që ajo duhet të ketë dhe të ofrojë për qytetarët e saj. Gjithmonë kam dashur të sensibilizoj opinionin publik që politika nuk është e vetme në këtë proces. Ky proces i përket shumë aktorëve dhe mbi të gjitha rinisë shqiptare. Shpesh herë më pyesin po si mund të kontribuojmë ne në këtë proces. Fillon nga ato gjërat më të vogla, më të thjeshtat fare që ndoshta ju nuk ju shkon ndërmend por që kanë të bëjnë pikërisht me një kulturë europiane.

Që në mënyrën sesi ne sillemi me njëri-tjetrin. Sesi respektojmë njëri-tjetrin, ligjet e këtij vendi. Gjëra elementare por që janë ato që e bëjnë një shoqëri ose me një standard të lartë europian me një kulturë që ligjin e ka në bazën e saj apo e bën një shoqëri e cila ende është në vite tranzicioni, që ende kërkon ndryshim mentaliteti. Dhe ndryshimi i mentalitetit fillon te ju. Sepse dhe Shqipëria Europiane është një vizion, një ëndërr që kërkon punë dhe energjinë tuaj. Kërkon që ju të informoheni mirë, të studioni sa më shumë, se sa më të informuar që të jeni ju, sa më arsimuar që të jeni ju, atëherë të jeni të bindur që edhe administrata jonë nesër, por edhe biznesi edhe ajo pjesë e privatit që është shumë e rëndësishme në shoqërinë e sotme do të ketë një standard tjetër.

Ne ende diskutojmë sot për 5 prioritete kyçe që Shqipëria ka një sërë kriteresh të paplotësuara. Unë nuk dua të them që ne që ishim në atë ministri punuam shumë dhe tashmë procesi po shkon keq sepse u ndryshuar
personat. Por çfarë ndodhi në 2017 kur ne u larguam nga ministria e integrimit? Ne
patëm një shkrirje të ministrisë që do të thotë se ato persona që e themeluan dhe që
ishin një memorie institucionale e gdhendur në atë ministri por edhe në gjithë pjesën e administratës shqiptare sot nuk janë më. Është një pjesë shumë e vogël që i ka kaluar ministrisë së jashtme ku ende njerëzit nuk janë të emëruar në pozicionet e tyre. Ky është një problem katastrofik jo vetëm për procesin por edhe për mënyrën sesi funksionon administrata shqiptare sot kur njerëzit presin pafund shërbime.

Besoj këtu futemi direkt në atë pjesën e prioritetin numër 1 që është reforma në administratën publike. Unë mund tu them një informacion që Erisa e di mirë bashkë me mua, ku BE i ka dhuruar Shqipërisë një grant prej 32 milionë euro për të trajnuar këta njerëz që fatkeqësisht sot nuk janë më pjesë e administratës dhe nuk dihet ku janë. Janë të papunë ose njerëz që mekanizma ndërkombëtar mundohen ti marrin dhe ti thithi sepse janë kapacitete që duhet ti kishte administrata jonë shtetërore që të përballojë sfidat e mëtejshme të procesit të integrimit .

Sot janë shkatërruar disa nga drejtoritë më të rëndësishme, të BE nëpër ministritë qendrore apo dhe në institucionet e varësisë. Dhe problemi që ne hasim është jo vetëm koordinimi dhe monitorimi i gjithë institucioneve që janë 72 institucione që koordinoheshin në atë kohë nga ministria e integrimit por sot nuk kemi më një strukturë e cila të raportojë në komisionin europian për rezultatet që ka Shqipëria.

Për të mos kaluar më tej te prioriteti numër 2 që është një nga më të rëndësishmit më të debatuarit që është pikërisht reforma në drejtësi. Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme bashkë me institucionet e tjera dhe në atë kohë Kryetari i Kuvendit kaloi në një rol të jashtëzakonshëm ku ne kaluam me 140 vota me konsensus të plotë reformën në drejtësi. Do të thoshte që reforma do të kthehej e pakontestueshme, që të ishte e pakapur nga asnjë palë politike. Dhe puna u bë me një ndihmë shumë të madhe patjetër edhe nga ndërkombëtarët.

Sot pasi u luftua shumë që pushteti të shkonte në dorën e një personi që fatkeqësisht jo vetëm mendimi im por dhe ju e kuptoni që pushteti në dorë të një personi është ti kthesh Shqipërisë diktaturën dhe kjo po ndodh sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë me ligjet që kalojnë me atë arrogancën e kartonave që ngrihen dhe ulen duke thënë që ne nuk kemi nevojë për opozitë. Por kur thua ske nevojë për opozitë, ske nevojë as për mbështetjen e qytetarëve apo jo. Se opozita është zëri i qytetarëve. Ne jemi zgjedhur aty, nuk kemi shkuar me dëshirë, kemi shkuar me votën dhe me mbështetjen e qytetarëve. Sot ne shohin që sistemi i drejtësisë është totalisht i kapur.

Nuk e di nëse reforma në drejtësi do të jetë një nga pikat më kryesore për ti dhënë Shqipërisë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Kemi një kryeprokurore të përgjithshme, zgjedhur me 69 vota, më pak sesa vetë votat që duhet të përbëjnë qeverinë e një vendi, të zgjedhur vetëm nga një parti politike, pa pyetur asnjëherë nëse ne ishim të hapur për ndonjë lloj konsensusi apo jo. Po zgjedhin disa persona që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit në krye të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Kur kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës që ka pasur një sistem të tillë diktatorial. Madje ata kanë dhe ligje që nuk lejojnë 15 vite kush ka qenë në sigurim të shtetit nuk mund të bëhej pjesë e administratës shtetërore apo e sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë ne sot i kemi rikthyer ata dhe i kemi pjesë të saj. Dhe sistemi i drejtësisë nga i pavarur që e dëshironim ne sot është më i varur se kurrë. Pyetja që unë kam drejtuar shpesh institucioneve shqiptare ka qenë pikërisht cili do të jetë raportimi juaj në Komisionin Europian që Shqipërisë ti çelen negociatat. Sepse që unë të besoj tesistemi i drejtësisë që nesër do të kapi trafikantët e drogës, at që nuk zbatojnë ligjin që do të jetë i drejtë për qytetarët shqiptarë dhe që nuk do ti mbajë ata me rradhë të tëra nëpër dyert e gjykatave. Sepse nuk gjejnë dot të drejtën e tyre, të pronës, të konflikteve, të kontratave që prishen çdo ditë pa asnjë lloj motivacioni sepse unë e njoh gjykatësin apo unë e njoh prokurorin .Kjo nuk është më çështje e politikës dhe këtu fillon ndërgjegjësimi. Fillon te rinia, te zëri, te sensibilizimi juaj.

Ka nevojë që ju jo vetëm të merrni pjesë nëpër të tilla forume, e këtyre debateve dhe diskutimeve që bëhen shpesh për procesin e integrimit. Por ju duhet të filloni të bëheni të ndjeshëm te çdo sektor dhe çështje që ju prek juve në mënyrë të drejtpërdrejt. Dhe ka shumë mënyra për tu ngritur. A keni parë në vendet e BE që janë shumë të zhvilluara sesi pak të ndryshojë ligji për arsimimin, po të shikojmë në Francë sesa shpirt revolucionar ka rinia atje, për ti treguar qeverisë që ata nuk mund të bëjnë çdo gjë me ta sepse vendi nuk është i 10 vetave që qeverisin. Është i miliona njerëzve që jetojnë në të dhe që përbëjnë shoqërinë e atij vendi. Dhe që ajo qeveri nuk mund të jetë aty përjetësisht. Ndaj dhe sensibilizimi nga ana juaj dhe ndjeshmëria për çështje që ju prekin ju duhet të jetë shumë e lartë.

Duhet të filloni pse jo, me protesta të vogla. Nuk do të thotë të sjellësh një Shqipëri të tërë para kryeministrisë. protestë është edhe kur 10 studentë vuajnë sepse iu është hequr e drejta e provimeve, nota pa të drejtë apo të tjera çështje që ju realisht ju shqetësojnë dhe që prekin atë jetën tuaj të përditshme por edhe të ardhmen. Sepse ky është procesi i integrimit në fakt. Nuk është vetëm Vettingu. Kemi katër vjet që e dëgjojmë, thua se do të shpëtojë, rininë, jetën e qytetarëve, se do ti japi bukë për të ngrenë. Vettingu është një procedurë fare e thjeshtë e vendosur atje që do të ndodh duam apo nuk duam ne. Tashmë pjesa ligjore i është akorduar nga Parlamenti i Shqipërisë, gjithë procesi do të vazhdojë normalisht. Por pjesa juaj është shumë herë më e thellë dhe ka të bëjë pikërisht me ndërtimin e një shteti të drejtë që do ju shërbejë ju nesër. U kapën 613 kg drogëra të rënda, kanabis e kështu me rradhë.

Kemi të bëjmë me prioritetin numër 3 të BE që është pikërisht lufta kundër krimit të organizuar. Një nga prioritetet më të vështira sepse sot ne kemi një shtet që fatkeqësisht edhe pse është i vetëm, pra i përbërë nga një parti funksionon pa një sistem drejtësie, dhe është shumë e vështirë të luftohet krimi sot në këtë vend. Tonelatat e drogës që ikin tregojnë që ajo është pjesë e ekonomisë shqiptare. Kjo është e rënde sepse qeveria nuk po punon më për të ngritur sektor që janë bazë të ekonomisë por po punon për të injektuar në këtë ekonominë tonë diçka për të cilën juve nuk ju hap një rrugë nesër.

Ne kemi para dy sfida, një që është raporti i Komisionit Europian, që unë jam e bindur që do rikonfirmojë çeljen e negociatave siç ka bërë dhe në dhjetor të 2016 kur ne kemi drejtuar atë ministri. Por kemi dhe qershorin që është vendimtar që janë vendet anëtare. Dhe këtu pikëpyetja është shumë e madhe. Dhe sfida e qeverisë është shumë e madhe për ti bindur këto vende. Të bindësh vendet do të thotë në rradhë të parë të mos rrezikosh sigurinë e tyre. Droga që kalon nga Shqipëria dhe prek vendet e tyre në fakt ka rrezikuar sigurinë e tyre kombëtare dhe kjo është pikëpyetja më e madhe që i është vënë Shqipërisë sot, nëse do të çel negociatat apo jo. Unë uroj që ajo të çel, për ju dhe më pas vendet anëtare të monitorojnë sa më shumë sistemin tonë të drejtësisë dhe të gjitha reformat që ndërmerren këtu. Uroj që ti çel për rininë shqiptare dhe tu jap atyre një dritë jeshile dhe një shpresë që ata të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen nga Shqipëria.

Fjala e plotë Erisa Xhixho:                                                                                           Procesi i integrimit jo i një qeverie, por pronë e gjithë shqiptarëve

1- Procesi i integrimit jo i një qeverie, por pronë e gjithë Shqiptarëve
Kur të hapim negociatat administrata e pamjaftueshme me burime njerëzore për ta
cuar përpara procesin ,ndaj duhet të vëmë në funksion të tij të gjitha burimet
njerëzore kombëtare për çdo kapitull që do negociohet në akademi, media, turizëm,
bujqësi etj. Ky proces e ka të domosdoshme gjithpërfshirjen.
Shkrirja e Ministrisë së Integrimit nga kjo qeveri shkatërroi investimin e bërë prej
vitesh nga BE për atë administratë.

2- E rëndë që sot shqiptarët duan të largohen nga Shqipëria pasi këtu nuk gjejnë
shpresë dhe motiv për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kjo ndodh sot si në familjet e
varfra ashtu dhe në familjet me një standart ekonomik. Pasi siguria e jetës është e
cënuar, droga si model për të ecur në jetë është kthyer në trendy për të rinjtë duke
bërë që familjet e tyre ta mendojnë dy herë qëndrimin në Shqipëri. Kjo qeveri ka
qëllim largimin e Shqiptarëve por kjo nuk do të ndodhi.

3- Procesi i negociatave do ndikojë edhe në standartizimin e edukimit shqiptar me
atë të vendeve europiane në cdo aspekt. Pasi monitorimi nga BE do ndikojë në
rritjen e cilësisë së arsimit , të cilësisë së diplomave tona duke i dhënë të njëjtën
peshë me ato të vendeve të BE.Kështu të rinjtë tanë do duhet të bëhen të
konkurueshëm me dijet e tyre jo vetëm për tregun vendas por edhe atë europian.
Prandaj ne si LSI kemi mbajtur një qëndrim atdhetar duke kërkuar hapjen e
negociatave të Shqipërisë me BE jo për politikanët por për qytetarët shqiptar e mbi
të gjitha për të rinjtë tanë. Që ata të shohin të ardhmen e tyre në vendin tonë e jo
gjetkë.

4- Droga në shkolla një SOS për qeverinë dhe për të gjithë ne.                                        E paimagjinueshme për ne dhe çdo prind kjo pasiguri, jashtkontrollit situata e
hashashit në shkollat tona 9-vjecare dhe të mesme.
Nuk mund ti ofrojmë këto modele suksesi të rinjve pasi do shkatërrojmë gjenerata
të tëra. Por kjo qeveri duket mëse qartë që nuk ka prioritet shëndetin , sigurinë dhe cilësinë arsimore të të rinjve tanë. Kërkoj nga LRI dhe ju ketu ta kundërshtoni këtë model
dhe të sensibilizoni çdo mik që të mos bëhet pjesë e kësaj rruge që shkatërron të
ardhmen tonë. Do duhej një strategji urgjente nga qeveria për ta vënë në kontroll jo vetëm te shkollat po dhe lokalet që frekuentohen nga rinia.Në vend që të merret me show të
veprojë.

Fjala e plotë, Floida Kërpaçi:

Qeveria I ka vënë vizën rinisë.
Unë dua ta nis dhe ta përfundoj me një eksperiencë timen, në ditën time të parë kur u gjenda në atë foltore në atë institucion aq të rëndësishëm siç është Parlamenti i Shqipërisë dhe ku në fjalën time të parë kam ngritur një nga shqetësimet të cilin e ngriti Nikola. Dhe ka qenë pikërisht droga nëpër shkolla. Dhe në fakt kam folur me aq emocion sepse duke qenë gjatë gjithë kohës në takime të vazhdueshme me juve dhe duke marrë një lloj impakti jashtëzakonisht shumë i madh nga ana juaj sesa shumë ju rëndonte kjo dhe sa shumë të pasigurt ndiheshit në shkollat tuaja.Vajta për të ngritur zërin për të folur aty në emrin tuaj dhe për të kërkuar zgjidhje. Por në fakt ajo që mora ishte tallje, përbuzje dhe asnjë gjë.

Shkova herën e dytë, fola përsëri të njëjtën gjë. Përsëri ishte e njëjta gjë. Shkova herën e tretë dhe ngrita zërin për buxhetin e rinisë dhe doni ta dini sesa është? Për ato probleme që ngritëm ne sot kërkohet buxhet. Buxheti është zgjidhja, për arsimin, për nxitjen e punësimit, për një jetë më të mirë për të rinjtë në Shqipëri. Dhe përgjigja ishte zero buxhet, dhe ky është fakt, dhe nuk është se e themi ne që jemi opozitë dhe jemi të këqinjt kurse ata janë të mirët. Por ky është fakti, faktit duhet ti qëndrojmë dhe kështu është, nuk e ndryshojmë dot. Kemi një qeveri që ka në dorë instrumentet për ta ndryshuar problemet tona dhe në fakt i ka vënë vizën rinisë. Dhe thotë vazhdo, merr rrugët, shko ku të duash se mua nuk më intereson. Për mua ti je zero. Dhe ky është realiteti. Por çfarë do të bëjmë ne në këtë realitet që ndodhet vendi ynë sot.

Nuk mund të heshtim dhe unë për këtë arsye dua tu falenderoj të gjithë juve dhe të gjithë ekipin e gjimnazeve. Që me një energji të jashtëzakonshme dhe me një dëshirë shumë të madhe e kërkuat këtë takim sot, e organizuat. Shkuat te çdo bashkëmoshatar dhe kërkuat të ishin këtu sot, për të folur për një ndër proceset më të rëndësishme të vendit tonë siç është të qenit në Bashkimin Europian. Për këtë dua tu përgëzoj për idetë tuaja dhe ju jap fjalën time por edhe angazhimin tonë të plotë për ta vazhduar këtë luftë edhe më tej. Në parlament, në protesta në të gjitha rrugët e tjera për të vazhduar atë që kemi ne mision. Një jetë më të mirë për të rinjtë. Për të vazhduar për një arsim më të mirë dhe për ta kërkuar këtë gjë, me protesta dhe për të mos heshtur sepse nuk mund të heshtim vetëm se një qeveri nuk dp që të nxjerri atë që është e vërtetë, për të kërkuar të drejtën tonë për tu punësuar. Sepse ka shumë të drejtë Ana kur thotë që nuk ka vende pune, dhe të rinjtë po largohen sepse këtu nuk ka mundësi punësimi reale të sigurta dhe të mirëpaguara. Dhe për të vazhduar misionin tonë, për të garantuar jo për ne që jemi këtu në sallë por për të gjithë të rinjtë dhe për të gjithë vendin tonë një jetë më të mirë, më të sigurt edhe me më shumë mirëqenie.

Që në fakt kjo qeveri absolutisht nuk po e realizon dhe nuk ka në prioritetin e saj një jetë më të mirë për shqiptarët sepse po ta kishte këtë nuk largonte nga skema e ndihmës ekonomike 19.700 familje ku ndër këta jemi dhe ne këtu. Që dhe familjet tona mund të kenë dalë, kemi dhe bashkëmoshatarët tanë nëpër shkollë të cilët vuajnë dhe e dimë këtë realitet. Por ne për këtë realitet nuk mund të heshtim prandaj ju falenderoj
jashtëzakonisht edhe njëherë që e organizuat këtë aktivitet, hodhët idenë, ngritët një platformë dhe bashkarisht ta vazhdojmë këtë organizim, këto instrumente demokratike , për të ngritur idetë, vizionin e të rinjve dhe për ta luftuar këtë qeveri që çdo ditë po na lufton ne a thua se të rinjtë janë e keqja e këtij vendi. Do ia tregojmë që ne jemi e ardhmja e tashmja dhe ne do sjellim progresin në këtë vend. Dhe do ta ndryshojmë për të sjellë mirëqenie për Shqipërinë.

Dua të falenderoj shumë Klajdën dhe Erisën që na u bashkuan sot me vizionin por edhe për punën që kanë bërë shumë të madhe në Ministrinë e Integrimit dhe që na kanë agruar pranë integrimit europian dhe të garantojmë bashkarisht që do të punojmë për të sjellë një politikë edhe më të mirë që vendi ynë sa më shpejt të bëhet pjesë e BE si një instrument për të pasur një ekonomi më të mirë, një arsim më të mirë, një mirëqenie më të mirë për familjet shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here