Skandali i radhës: “Ja masakra mjedisore e Taulant Ballës…”

0
335

Qytetarët e Librazhdit vijojnë të denoncojnë deputetin e tyre Taulant Balla, për masakrën që po i bën mjedisin.

Pas banorëve të Përrenjasit të cilët e akuzuan për marrjen e ujit, tani janë qytetarët e Librazhdit të cilët denoncojnë një tjetër masakër që Balla me guroret e tij po bëjnë në fshatin Qukës.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka bërë publik mesazhin e qytetarëve.

Postimi i Berishës:

Ja masakra mjedisore Balla në Qukës!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Doktor pershendetje.

Duke marre shkas nga nje status i juaji, para disa ditesh per abuzimin me ujin qe Taulant Balla ben se bashku me zaret e ti, po ju bashkangjis nje tjeter foto nga realiteti mjedisor ne Rrethin e Librazhdit. Gurorja qe shikoni ne foto, e kontrolluar nga Taulant Balla, punon ne kundershtim te plote me cdo kriter mjedisor dhe urbanistik. Ajo qe po behet ne Qukes eshte nje atentat i mirefillte mjedisor!! Por kjo nuk i intereson Taulant Balles, per te ka rendesi qe te marre kuoten cdo fund muaji. Nuk ka rendesi qe fshati Qukes-Skenderbe po perfundon ne lumin Shkumbin! Edhe populli eshte pa ze ne kete rast pasi kryetari i PS se zones, esell vetem deri ne oren 10 te mengjesit, Fatos Nezha, mban anen e shefit dhe nuk percjell ne asnje rast zerin e banoreve. Megjithese degjojme te trumbetohet cdo dite nga Ministri z Kumar Klosi per ruajtje dhe garantim te Mjedist, eshte e qarte qe si te tjerat edhe kjo eshte manovra e rradhes e dhenies me koncesion te Shqiperise qe po ben Rilindja!!

Faleminderit doktor qe beheni zeri yne pasi askush nuk na degjon!!”

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here