Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të ish-deputetit Frroku, me vlerë prej…

0
220

Prokuroria ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e pasurive të ish-deputetit Mark Frroku. Bëhet fjalë për 9 prona të paluajtshme të cilat sipas akuzës janë në zotërim të këtij shtetasi. Sipas përllogaritjeve,vlera e aseteve në tregun e lirë shkon në rreth 158 milionë lekë  lekë.

Në raportin e akuzës, nënvizohet se shtetasi Mark Frroku është dënuar lidhur me nenin 287, gërma b të K.Penal, pasi ai në periudhën 2008 deri në vitin 2013 ka krijuar një pasuri prej rreth 209 milionë  lekësh. Por prokuroria ka ngritur pretendimin se kjo shumë nuk justifikohet me burime financiare të ligjshme.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël, në total nga viti 1991 deri në vitin 2013 rezulton që shtetasi Mark Frroku dhe familjarët e tij kanë realizuar të ardhura nga burime të ligjshme në shumën 55 milionë lekë, ndërkohë që kanë kryer shpenzime në shumën 193 milionë lekë.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi janë truaj në Orikum, dyqane në Tiranë, apartamente dhe dyqane në Lezhë. Aktualisht ish-deputeti po vuan dënimin me 6 vjet heqje lirie për tre vepra të kryera në Shqipëri.

Seanca e rradhës në gjykatë për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë do të jetë në 16 mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here