Gjithcka po ndodh, por rutina dhe shpejtesia me te cilen na rremben , na ben qe shpesh te mos veme re gjera ne dukje te vogla, poe shume te rendesishme. Prandaj kushtojini 5 minuta shkrimit te madhit Artan Fuga, dhe te denoncome bashke kete fenomen qe na kthen mbrapa ne kohe, ne diktature, te cilen kaq shume e luftuam, oer te cilen kaq shume nerez humben jeten
Ikën dallandyshet erdhën çimkat
———————————
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona.
Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.
Kam shqetësime urbane në Tiranë:
parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej,
rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap,
ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë,
rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,
shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën,
të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,
duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë,
Hajde merru me filozofi të kam rixha!
Dhe tani Big Brother-i.
Si një penis i varur në tavan.
Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.
Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.
Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.
Do të mas numrin e like-ve