Shpërthimi në Shkodër/ Gjykata e Apelit merr vendimin për atentatorët e Lul Kullës

0
150

Gjykata e Apelit ka lënë në burg tre të arrestuarit për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Tetaj janë lënë në burg pa afat, pasi akuzohen si autorët e atentatit.

Avokati i të arrestuarve kërkoi lirimin nga burgu të arrestuarve për shkak të mungesës së provave, por prokurori Elvin Gogaj, paraqiti pamje filmike të autorëve dhe prova të tjera.

I pranishëm në sallë në seancën gjyqësore ishte vetëm njëri nga tre të arrestuarit, Ardjel Lulaj. Ai së bashku me Çopjen dhe Lulajn u kapën në tunelin e tregut ushqimor Elbasan. Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës u bë në janar 2018, ku u plagosën 8 persona.

Të arrestuarit i vendosën më shumë se 500 gr tritol Lulzim Kullës për ta vrarë, por ai së bashku me 7 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here