. Këta duan të shtojnë edhe një dënim: ‘Heshtje zërit të Sali Berishës: shperthen gazetari

0
247

E di që do më sulen me kuç e me maç qysh kur të shohin titullin. Se bodrumet janë plot me shkarashkrues që nxjerrin qelb edhe nga uji i burimit. Por le të bëjnë punën e tyre. Le të mos i censurojmë.

Kur jetonim nën diktaturë të vërtetën nuk e njihnim. Na thuhej se ç’mendonte partia dhe kaq. E dëgjonim, por nuk e merrnim asnjëherë për të vërtetë. Se ishim të uritur, të paveshur, të ndrydhur e të trembur. Nuk mund ta gëlltisnim propagandën se jetonim të lumtur paçka se nuk e kuptonim!!!!

Më kujtohet se kur isha në gjimnaz, padashur, duke rrotulluar sumbullën e radios dëgjova për herë të parë “Zërin e Amerikës”, Ajo ishte një ditë e bekuar. Kisha tani një burim vërtetësie. Jetoja keq, por mësova se diku jetohej mirë dhe nuk ishim ne fanari. Me sa dukej ne ishim…varri.

Qysh atëherë kanë shkuar plot e plot mote, por ja që dashurinë për “Zërin e Amerikës” nuk ma kanë zbehur. Se ajo ishte vatra e gatimit të reales, të normales dhe pasqyrë e jetës sociale.

Tani flitet e shkruhet shumë për çdo gjë. Gjen lajme, kundërlajme dhe opinione me shumicë. Opinione që duan ta bëjnë lajmin si balta e pocës. E dredhin dhe e spërdredhin për të na sjellë para atë objekt që ka vendosur pronari i medias a sponsori politik i një partie.

E do ai shtambë, ashtu e sjellin gazetarët e borderosë. E do bucelë, ja ashtu e bëjmë, premtojnë ata.

Ndaj këto ditë nisi një luftë non stop për të censuruar Sali Berishën. Në parim jam kundër çdo trau ndalues për shfaqjen e mendimit,por në këtë rast jam dyfish se Berisha është zë i opozitës e duhet amplifikuar, jo mbyllur.

Shumë fansa të censurimit të tij sjellin si argument se ka mjaft pasaktësi në lajmet që Berisha përcjell. Në këtë rast më kap një ngazëllim dhe një e qeshur e madhe.

Se jo më vonë se dje këta dashnorë të së vërtetës dhanë me zë e figurë një lajm që në Tiranë Lali Eri ia ka arritur që fëmijët të jetojnë më lumtur se në Vjenë, Tokio e Paris. Pirdh, o media, pirdh. Se më kujtohet kur ky manipulator gjigant dërgonte e-mail në BE se Berisha kishte rrëmbyer nusen e kryebashkiakut të Kavajës dhe ia kishte hequr dhe foshnjën nga barku asaj!!!!

Për të vazhduar me rrenat e Ramës për 300 mijë vende pune, për uljen e çmimit të energjisë, për ulje çmimesh e taksash, për… Gënjeshtra e gënjeshtra me shumicë.

E askush nuk kërkoi të censurohej Rama, Veliaj, apo shpifësi Balla që me vendim gjykate u provua në faj. Dhe mirë u bë. Fjala duhet thënë. Ajo merr vlerë nga njeriu që e nxjerr. Në se nuk e ka të vërtetë njerëzit dyllosin veshët.

Ndërsa censurimi i Berishës nuk bëhet për të mbrojtur të vërtetën. Po bëhet që e vërteta të vdesë, mos shfaqet, mos dëgjohet. E mbajmë mend talljen që i bëri maxhoranca kur ai deklaroi se hashashi po transportohej me avion. Qeshje e cinizëm. Ngatërron mushkonjat me kaçatorrët, e tallën. Por doli se foli saktë.

U vjen ndër mend kur tha se rektorit të ardhshëm po i bënin presion të tërhiqej nga gara? Sërish qeshje. E doli siç foli Berisha. Po për 17 kriminelët deputetë, po për hashashizimin e vendit, po për… Ka plot e plot akuza që janë vërtetuar plotësisht. Atëherë ia vlen të flasë a duhet ta heshtim atë zë?

Sërish më kujtohet “Zëri i Amerikës”. E dëgjoja në darkë dhe të nesërmen mësoja që dikush ishte arrestuar.

-Pse?

-Se dëgjoi ‘Zërin e Amerikës’

Sot qeverisin bijtë e atyre që të dënonin po të dëgjoje ‘Zërin e Amerikës’. Këta duan të shtojnë edhe një dënim: ‘Heshtje zërit të Sali Berishës’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here