Situatë e rënduar në Dibër nga bora, makina përmbyset del nga rruga…

0
225

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Melanë të Dibrës, ku një automjet me katër persona në bord është përmbysur në borë. Fatmirësisht të 4 personat kanë pësuar lëndime të lehta, pasi aksidenti mund të kishte qenë edhe fatal. Shkak dyshohet prania e borës, pasi automjeti ka rrëshqitur duke u kthyer përmbys në rrugë.

Mësohet se situata vijon të jetë e rënduar në qarkun e Dibrës, ku reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet.

puke-bllokohet-makina-ne-bore-1

Më problem mbeten njësite e largëta të Dibrës e Bulqizës ku trashësia e dëborës shkon deri në 1.5 metra. Të gjitha këto njësi janë të izoluara pasi nuk kanë asnjë komunikim me zonat urbane.

Banorët thonë se janë drejt përfundimit të rezervave ushqimore. Vetëm rruga nacionale Peshkopi – Tiranë është e kalueshme. Policia rrugore apelon banorët e Dibrës që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mbajnë me vete zinxhirë. Procesi mësimor në të gjitha zonat rurale vijon të jetë i ndërprerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here