Kryemadhi: Rama i tmerruar nga hetimet, sasi kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri

0
249

Kryetaria e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar  pas kapjes së 613 kg kokaine në një kamion në portin e Durrësi, duke theksuar se do kishtë qënë e pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!

Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.

Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.

Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.

Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here