Ashtu sikurse sikurse ishte parashikuar, UEFA ka vendosur ta pezullojë për 6 muaj ish-futbollistin e Arsenalit dhe të Manchester City-t, Samir Nasri.
30-vjeçari rrezikonte deri në 4 vite pezullim, për një transfuzion gjaku që kishte bërë gjatë sezonit 2016-2017 kur luante me Sevillan në Primera Division.
Aktualisht Nasri është pa skuadër, pasi në muajin janar ndërpreu marrëdhëniet me skuadrën turke Antalyaspor.
UEFA e kishte nisur më 6 mars të vitit të kaluar procedimin ndaj lojtarit për dhunim të rregullave të anti-dopingut. Konfederata Europiane ka bërë të ditur se lojtari ka mundësi ta apelojë këtë vendim.