Sipas “Fox Sport”, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka vendosur që të mos ftojë Mauro Icardin në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Icardi ishte ftuar në disa ndeshje, por tashmë trajneri ka vendosur për arsye teknike që të mos e ftojë.
Trajneri beson më shumë te sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, edhe pse nuk po kalon një sezon shumë të mirë me Juventusin.
Sulmuesi i Interit këtë sezon ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje të Serie A.