Negociata me Greqinë/ Meta: Kam kërkuar informacion shtesë, sipas kritereve të Gjykatës Kushtetuese

2
109

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacione shtesë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për negociatat me Greqinë. Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili Presidenti deklaroi se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese sërish i ka kërkuar detaje të tjera Ministrisë për marrëveshjen që do negociohet.

I pyetur se çfarë ka kërkuar konkretisht nga Ministria, Meta tha: “Kemi kërkuar që nga saktësimi i titulli, i objektit dhe probleme të tjera që nuk dua ti bëjë të ditura këtu. Ka nevojë për saktësime”,- tha Presidenti Meta.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë qeveria që të marrë plotfuqishmërinë, Meta tha: “Do të vazhdojmë këtë proces bashkëpunimi në mënyrë që çdo gjë të eci në shinat kushtetuese, sepse dhe qeveria është e interesuar që ky proces të eci sipas kushtetues, kjo është e padiskutueshme”.

Kreu i shtetit ka komentuar dhe përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë. Ai tha se në negociatat me Greqinë duhet të kishte më shumë emra specialistësh dhe profesionistësh që njohin marrëveshjet detare.

“Nuk dua të komentojë asnjë emër. Unë shpresoj se do të kemi listën më të mirë, por mendoj se duhet të kishte më shumë specialistë. Kemi kërkuar informacion shtesë, sipas kritereve të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës është vijë e kuqe për mua dhe për çdo institucion”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti tha se gjithë emrat e 12 e negociatorëve po verifikohen nga institucionet. “Integriteti dhe personaliteti i tyre është i rëndësishëm. Gjykata Kushtetuese kur ka folur për metodologjinë ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së një metodologjike e cila bënë fjalë për korrektime, të cilat e rrisin shumë rolin e negociatorëve në këtë marrëveshje”,- tha Presidenti.

Lidhur me komunikimin me Ministrinë e Jashtme, Meta tha se “kemi kërkuar informacione shtesë lidhur me metologjinë dhe objektin e negociatave”.

Lidhur me kritikat që ka marrë nga mazhoranca Meta tha: “Nuk kemi të bëjmë me refuzim, por me komunikim. Dikush mendon se jam në pozitë të vështirë, nuk është kështu, unë kam vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. ilir meta njeri me potencial rreziku te larte per shqiperin dhe kosove.
    ky eshte nje dinak diskret ku gjuan gurin dhe fsheh doren.
    dihet mire se eshte nje mik i besushum i serbis
    te fole tani meta pas nulti tradhtive ndaj shtetit,eshte bizarre.
    te gjitha deklaratat e ilire metes,edi rames,bushatit,rucit jane nje publicite mashtrimi,se ne sumbstance jane tradhtar me etni te ka certifikuara.

  2. ilir meta njeri me potencial rreziku te larte per shqiperin dhe kosove.
    ky eshte nje dinak diskret ku gjuan gurin dhe fsheh doren.
    dihet mire se eshte nje mik i besushum i serbis
    te fole tani meta pas multi tradhtive ndaj shtetit,eshte bizarre.
    te gjitha deklaratat e ilire metes,edi rames,bushatit,rucit jane nje publicite mashtrimi,se ne sumbstance jane tradhtar me etni te pa certifikuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here