Pamje të rënda, Putin urdhëron armëpushim në Siri

0
153

Presidenti rus ka urdhëruar ndërprerjen e sulmeve në Siri. Urdhëri i Vladimir Putin parashikon një pezullim disa orësh të operacioneve ajrore në enklavën e Gutës, që do të aplikohet në bazë ditore.

Ndërprerja do të nisë ditën e martë, do të jetë 5 orë në ditë dhe do të shërbejë për krijimin e një korridori humanitar, që do t’u mundësojë civilëve të largohen.

Enklava ku janë bllokuar rreth 393 mijë civilë, një bastion i rebelëve, është gjendur nën bombardimin intensiv të forcave qeveritare siriane, të ndihmuara nga aleatët rusë. Mbi 550 persona kanë mbetur të vrarë në 8 ditë sulme.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka saktësuar se “pushimi humanitar” do të jetë në fuqi nga ora 9 e mëngjesit deri në 14.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi të shtunën e kaluar për një armëpushim 30-ditor, që do të angazhonte të gjitha palët e përfshira në konflikt dhe do të shtrihej në të gjithë Sirinë.

Rusia u akuzua nga vendet e tjera anëtare se kishte vonuar votimin për disa ditë me radhë, duke kërkuar një sërë ndryshimesh në dokument.

Sidoqoftë, Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka bërë me dije se 31 persona janë vrarë në Guta që nga miratimi i rezolutës.

Ndërkohë, vetëm këtë të hënë 17 vetë humbën jetën nga sulmet me artiljeri në qytetet Duma dhe Harasta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here