Humbi gjithë familjen në aksidentin e Velipojës, flet i ati: Çfarë t’ju tregoj më parë…Evisa kërkon fëmijët

0
171

Një ditë më parë Evisa Preka mori lajmin më të hidhur të jetës së saj, atë të humbjes së njerëzve më të dashur, bashkëshortit dhe tre fëmijëve, në aksidentin tragjik të pak ditëve më parë në Velipojë. Ndërsa askush s’ka pasur guxim, ka qënë i ati ai që ia tha.

Nuredin Likën babai i Evises, i cili endet dyerve të spitalit të Durrësit pa mundur t’i japë ndihmë vajzës së tij.

 

“Askush nuk e mori përsipër, Zoti më dha forcë dhe ia thashë unë”,- thotë ai mes lotëve.

Sa për gjendjen e saj, i moshuari shprehet se ajo vetëm qan e mjekët e mbajnë nën efektin e qetësuesve.

“Vajza ndjente se diçka e keqe kishte ndodhur. Evisa pa të shoqin dhe 2 fëmijët në tokë pas përplasjes, shpresonte që vajza e madhe të ishte mirë, sapo zgjohet kërkon fëmijët, i japin ilaçe…është në gjendje shoku”,- thotë ai mes lotësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here