Manchester City siguron trofeun e parë të sezonit.
Në finalen e Kupës së Ligës që u luajt në Wembley Stadium, skuadra e Guardiolas fitoi 3-0 ndaj Arsenal.
Ashtu si edhe në kampionat Sitizens shkëlqyen duke nënshtruat topçinjtë në të gjitha drejtimet. Goli i parë erdhi nga Agerro në minutën e 19.
Në pjesën e dytë shënoi Kompani. Ndërsa i treti erdhi nga David Silva në minutën e 68.
Trofeu i parë sezonal i Cityt është edhe i pari për trajnerin Guardiola që kur drejton këtë skuadër.