Duhet të ishte në “Zonë e Lirë”, aktorja e teatrit rrëzohet nga skena dhe thyen dhëmbët

0
220

Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ishin të ftuar trupa e aktorëve shqiptarë e serbë për shfaqjen “Gishti”, që ka premierën ditën e shtunë në Teatrin Eksperimental.

Për fat të keq, në emision mund të vinin vetëm dy prej aktoreve për shkak të një aksidenti që ndodhi në teatër. Arjan Çani zhvilloi një bisedë telefonike me Kiço London, drejtorin e Teatrit Eksperimental, i cili i shpjegoi se aktorja serbe Ada u rrëzua në skenë dhe theu dhëmbët.

 Kiço Londo: “Është sëmurë, është në spital”.

Arjan Çani: “Ka thyer Ada dhëmbët? Pra është rrëzuar? Është në spital”?

Kiço Londo: “Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën”.

Arjan Çani: “Po serbet pse s’më erdhën në emision”?

Kiço Londo: “Po nuk e kuptova, nuk e di”.

Arjan Çani: “Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here