Aksidenti me 2 të vdekur në autostradë, shpallet në kërkim shkaktari

0
282

Fatjon Zhaporja është pronari i automjetit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Maminasit në Durrës.

Zhaporja menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Në këtë aksident humbën jetën shoferi i taksisë, Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe 23 vjeçarja Elena Abdillari.

Policia bëri të ditur se ka qenë një mjet tip Benz me targa AA 060 SP qe është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasoje kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në mjetin tip benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa të tjera detaje dolën në dritë në lidhje me 23 vjeçaren me origjinë nga Korça, por banuese në Tiranë.

Ajo ishte nisur drejt Italisë, por për shkak të problemeve me dokumentet ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet në Durrës.

E ndodhur në këtë situatë ajo mori një taksi, për tu kthyer në Tiranë, por që rezultoi ehde udhëtimi i fundit për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here