Korrupsioni me tokat, ‘aksioni për arrestimin e biznesmenit të njohur u dekonspirua’. Nisin verifikimet

0
170

Detaje të reja mësohen lidhur me biznesmenin Idlir Karkini, i cili është shpallur në kërkim një ditë më parë nga Prokuroria e Kavajës, pasi akuzohet se ka përvetësuar sipërfaqen e tokës, që ishte në pronësi të Komandandës së Forcave Ajrore në plazhin e Spillesë.

Burime thanë se biznesmeni Karkini është larguar nga Shqipëria më datë 11 shkurt nga aeroporti i Rinasit.

Dyshimet e Prokurorisë janë se aksioni për arrestimin e biznesmenit është dekonspiruar, ndërsa ka nisur një verifikim lidhur me dyshimet.

Sipërfaqja e tokës së përvetësuar prej tij shërbente si poligon qitje nga Komanda Ajrore, por sipas hetimeve, në mënyrë të kundraligjshme është regjistruar në hipotekë në emër të biznesmenit Idlir Karkini.

Ai është mes 10 personave, ndaj të cilëvë u vendosën masa sigurimi një ditë më parë. “Në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta (10) zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë” tha në një deklaratë për mediat Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here