Aksidenti tragjik në Shkodër, kush është babai që humbi jetën me dy fëmijët (Foto)

0
237

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji (në foto) është babai që humbi jetën bashkë më dy fëmijët e tij si pasojë e një aksidenti të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ai drejtonte mjetin tip ‘Alfa Romeo’ dhe udhëtonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët kur u përplas me një mjet tjetër tip ‘Fuoristradë’, ku udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji. Fillimisht u plagosën të 7 personat që udhëtonin në dy mjetet, por pak minuta më vonë ndërroi jetë Edmond Preka me djalin 8 muajsh.

Më pas ndërroi jetë edhe vajza 5-vjecare e çiftit duke e cuar bilancin në 3 viktima nga e njëjta familje. Bashkëshortja Evisa Preka dhe fëmija i tretë, vajza 10-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosur kanë mbetur edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’ dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e siguruara  shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


54YHN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here