Veton Surroi fyen Hashim Thaçin, i refuzon edhe dekoratën

0
306

Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti.

Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi.

Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

Veton Surroi e Hashim Thaçi pasluftës kishin pasur raporte të mira. Por, prej kohës kur Surroi mbeti jashtë Parlamentit kanë nisur hasmëritë ndërmjet tyre.

Surroi ka shkruar edhe libra për Presidentin e Republikës duke lëshuar akuza se e ka rrënuar Shtetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here