Universiteti i Tiranës që ‘shan’ Edi Rama, nën kontrollin e fondacionit të Saimir Tahirit

0
196

Duke folur për kohën që u njoh me Edi Ramën gjatë një interviste-alibi për Sokol Ballën, Saimir Tahiri, që tashmë identifikohet edhe nga shumë kancelari evropiane si simbol i narko-shtetit të vetëm në kontinent, tregoi se si i dha idenë e krijimit të Fondacionit, “Qemal Stafa”.

Ishte periudha kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe mbante lart parimet e majta, madje deri në ekstrem. Saimir Tahiri u zgjidh në krye të këtij fondacione, që mbante emrin e një komunisti-simbol për kohën e diktaturës dhe më pas karriera e tij rrodhi vrullshëm, deri sa përfundoi në turpin e Shqipërisë dhe hallin e madh të Edi Ramës, si i akuzuar dhe përfshirë në veprimtari të organizuar kriminale për kultivimin dhe trafikun e drogës.

Fondacioni “Qemal Stafa”, që nga ardhja në pushtet e socialistëve në vitin 2013 dhe bërjes së kryetarit të tij Saimir Tahiri, ministri më i fuqishëm i kabinetit Rama, në pamje të parë dukej sikur e pushoi veprimtarinë e tij. Por në fakt për katër vite ai u përdor si fidanishtja e “kuadrove” që u infiltruan në pozicione kyçe, në gjithë sistemin dhe veçanërisht në atë të arsimit.

Ditën e djeshme kryeministri Rama u shfaq arrogant dhe harbut përpara pedagogëve të Universitetit të Tiranës. “Çfarë doni ju, keni autonomi, nëse doni të vareni nga qeveria do nis të pres koka”,  tha Rama përpara senatit të UT.

Kurse sot në parlament për të njëjtën çështje ripërsëriti se, “qeveria nuk ka asnjë të drejtë, mbi universitetet shtetërore dhe nuk ndërhyn”.

Në fakt nuk “ndërhyn” qeveria, por partia dhe në mënyrë edhe më flagrante, se si ndodhte në kohën kur arsimin e kontrollonte vetë Nexhmije Hoxha!

Më 29 Janar, Edi Rama mblodhi papritur Fondacionin “Qemal Stafa” dhe ju dha disa direktiva për periudhën post-Tahiri. Porositë ishin që të nisnin një fushatë botimesh në mbrojtje të reformave të ndërmarra nga Rilindja.

Dhe fondacioni i themeluar dhe drejtuar nga një ish-ministër që akuzohet dhe është kapur me “presh në dorë” në trafik doge, nuk vonoi dhe nisi fushatën e parë, pikërisht për “betejën përfundimtare” të Edi Ramës, Reformën në Drejtësi.

Fondacioni nëpërmjet revistës së vet “Politicus” bën thirrje për publikimin e artikujve analitikë me temën;  “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri”. Deri këtu nuk ka asnjë të keqe, por çështja është se ku e reklamojnë “komisarët” e PS-së këtë fushatë.

Dy ditë më parë, në datë 15 Shkurt, në ballinën e faqes zyrtare të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës shfaqet (dhe vazhdon të qëndrojë aty) njoftimi i Fondacionit “Qemal Stafa”.

Në pamje të parë, (meqenëse artikullshkruesit duhet të jenë ekspertë të drejtësisë), ky veprim i drejtuesve të Fakultetit të Drejtësisë, duket sikur nuk përbën ndonjë “problem”.

Por çështja është, se faqja zyrtare e një institucioni arsimor, që sipas Ramës gëzon autonomi dhe se nuk ka asnjë punë me qeverinë e jo më me politikën, është vënë në shërbim të hapur ndaj një partie, që në këtë rast është ajo në pushtet, PS.

Përse duhet që një fakultet të reklamojë dhe promovojë veprimtarinë e një organizmi teje politik, siç është Fondacioni “Qemal Stafa”?

/Syri.net/

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here