Ministri Xhafaj: Kërcënohet Qazim Sejdini, akuza edhe Haki Çakos

3
304

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar më tepër detaje për ngjarje të rënda të ndodhura në vend kohët e fundit. Xhafaj ka komentuar edhe përplasjen e disa kohëve më parë në Elbasan ku një mjet përplasi makinën e drejtorit të policisë në këtë qark.

“Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qenë edhe emërimi në poste të tjera të personave që u shkarkuan në Elbasan. Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbasan. Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Ka firmosur Haki Çakos sigurisht”, – tha Xhafa.

Po ashtu Xhafaj ka konfirmuar mbrojtjen e veçantë që po i bëhet kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.

“Ka një mbrojtje të veçantë pasi ka pasur një kërcënim”, – tha Xhafaj, por pa dhënë detaje mbi autorët e kërcënimit.

Për rastin e shpërthimit në Shkodër, Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.

“Agjentët kriminalë që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti” – tha ai.

Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here