Ndërtimi në lëvizje, por kreditimi për të është në rënie

Kredia për biznesin ka pasur zhvillime interesante për vitin 2017. Në sektorët me investime të larta si ai i ndërtimit, huaja ka shënuar rënie. Aktiviteti në ndërtim ka qenë kontribuuesi kryesor i rritjes ekonomike, por investimet në këtë sektor nuk po realizohen me kredi bankare. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2017, stoku i huasë në ndërtim shënoi 46,3 miliardë lekë, me një rënie 1.3% në krahasim me vitin 2016. Sektori kontribuoi me 45% të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2017, duke rikthyer timonin e modelit ekonomik drejt tij. Nuk ka kaluar as një dekadë që ku stabilishmenti i ekspertëve të ekonomisë inicioi një debat se Shqipëria duhet të ndryshonte modelin ekonomik nga ndërtimi dhe konsumi drejt sektorëve më produktivë. Mirëpo diskutimet për modelin nuk morën shqetësimin e qeverive shqiptare, të cilat nuk i dhanë prioritet të qartë zhvillimit të ekonomisë shqiptare, duke e lënë biznesin të orientohet kuturu, për t’u rikthyer te ndërtimi.

Kreditimi i bizneseve ka qenë një mision i vështirë nga bankat edhe për 2017, teksa shihet se stoku i huasë ra me 2.4%, por në disa sektorë rënia ishte dyshifrore. Rënia më e fortë u konstatua në bizneset e vogla me rreth 42%. Në fund të dhjetorit 2017, stoku i huasë në të vetëpunësuarit në familje ishte 2.1 miliardë lekë në krahasim me 3,6 miliardë lekë që ishte më 2016. Po në këtë masë ishte rënia edhe në aktivitet e artit dhe ato të argëtimit. Sektorët kryesorë të ekonomisë, tregtia, industria dhe ndërtimi, shënuan rënie.

Zgjerim i kredidhënies u vu re në sektorët e energjisë (15%), transportit (9.4%), industrisë nxjerrëse (7.3%), hotelet (4.3%) dhe bujqësia (3.2%). Teksa investimet në sektorin e ndërtimit shihen me hezitim nga ekspertët për shkak të mbingopjes së tregut dhe krijimit të një flluske me këtë rast, sektorët të tjerë si energjia dhe turizmi shihen më të qëndrueshëm. Mbështetja e sektorit bankar ndaj këtyre sektorëve ka vijuar edhe më 2017, teka shihet se kanë shënuar rritjen më të lartë të stokut të kredisë.

Ndërtimi në lëvizje, por kreditimi për të është në rënie

Dallgët e detit arrijnë deri në 9

Ndërtimi në lëvizje, por kreditimi për të është në rënie

BSH kundër euros, por kursimet në valutë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko