Piktori dështak betejë primitive me Teatrin Kombëtar. Ja deklarata e Berishës

0
233

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dalë në krah aktorëve dhe artistëve të Teatrit Kombëtar në betejën e tyre kundër planit të Edi Ramës për të ndërtuar një kullë.

Sipas ish-kryeministrit, nga ndërtimi i kullës në vendin e Teatrit Kombëtar, përfiton Edi dhe Olsi Rama, të cilët bëhen pronarë të disa kateve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Beteja primitive e Piktorit dështak me Teatrin Kombëtar, trupën e tij artistike!

Të dashur miq, këto ditë në Tiranë po zhvillohet një betejë e shëmtuar primitive midis babëzisë, urrejtjes për suksesin, dështimit të Edi Rames nga njëra anë dhe artistëve më të mirë, trupës artistike të Teatrit tonë kombëtar që janë pasuri kombëtare e paçmuar!

Teatri Kombëtar në çdo komb të qytetëruar është një simbol i ndritshëm i kulturës së tij. Mirëpo kjo nuk mund të realizohet nga piktori dështak Edi Rama, që për zhgarravinat e tij ka marrë për vleresim maksimal: “vizatime të një adoleshenti të droguar”!

Nuk mund të realizohet vlera e jashtëzakonshme për shoqërinë, kombin, që ka për kulturën e tij elita e tij artistike, teatri kombëtar dhe trupa e tij.

Në vend të ndërtimit të një ndertese monumentale vetëm si Teatër Kombëtar, Edvini ofron një kullë ku ai së bashku me vellaçko Olsin të posedojë disa kate të saj.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë betejë të verbër kundër Teatrit tonë Kombëtar dhe artistëve të trupës së tij, ju bëj thirrje qytetarëve të mbrojnë artistët, elitën artistike të kombit, kërkesat e tyre të drejta nga hakmarrja primitive e një piktori të dështuar, i cili për të mbushur xhepat e tij do tani të zhdukë Teatrin Kombëtar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here