Alibeaj: Rama “martoi” Ministrat me krimin, komisioni për Tahirin…

0
187

Partia Demkratike, sot deklaroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor, që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në ”Ora News” se komisioni hetimor për çështjen Tahiri nuk synon të zëvendësojë punën e Prokurorisë por të analizojë korrektesën ligjore të Kuvendit dhe qeverisë lidhur me këtë rast.

”Nuk është një komision hetimor që zëvendëson prokurorinë. Është komision që do të shohë korrektësën ligjore të parlamentit dhe ekzekutivit gjatë gjithë kohë-vazhdimit të një procesi penal që është duke u zhvilluar nga prokuroria e krimeve të rënda. Kanë qenë këto që e kanë lënë drejtësinë të veprojë apo e kanë penguar? Apo kanë ndërhyrë, apo i kanë vendosur shkëmbinjtë nën rrota?”,-tha deputeti i PD-së.

Për Alibeaj, problemi nuk qëndron thjesht tek Tahiri, por qasja qeveritare për të kriminalizuar vendin.

”Nuk është problemi vetëm tek Saimir Tahiri por tek një program apo qasje qeveritare për të krininalizuar jetën e vendit, orientim që filloi që mandatin e kaluar me futjen e kriminelëve në Kuvend, jo vetëm kaq por mbushi dhe administratën. Por edhe qeverinë e vet, Ministrat e vet i martoi fort me krimin. Rasti Tahiri-Habilaj tashmë është i provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm. Fakti që u kanabizua vendi është një e dhënë që nuk ka dyshim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here