‘Misionarët` e Soros mburren për rrëzimin e Qeverive në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme

0
174

Autori dhe sociologu Frank Furedi pretendon se aktivistë globalistë që punonin për financuesin miliarder Xhorxh Soros diskutuan për rrëzimin e qeverive gjatë një drekë private.

Ish-profesor i sociologjisë në Universitetin e Kent në Canterbury, Furedi foli mbi ekperiencën e tij me “misionarët” e globalistëve në një artikull për gazetën Telegraf, duke u nxitur nga zbulimet rreth përpjekjeve të tij për të rrëzuar qeverinë britanike dhe për të nxitur një tjetër referendum te Bashkimit Europian.

“Soros beson se nëse njerëzit votojnë në mënyrë të gabuar, ai ka të drejtë të pengojë vendimet e marra prej tyre,” shkroi Furedi.

“Soros nuk beson në legjitimitetin e kufijve, as në autoritetin e elektorateve kombëtar. Si pasojë, ai ndjehet se ka te drejtën të ndikojë dhe, nëse është e mundur, të drejtojë fatin politik të shoqërive në të gjithë botën “.

Furedi tha se takimi i tij me “operacionin Soros” u zhvillua në Hungari në vitin 2013, në një aktivitet të shkëmbimit të të Rinjve të Shoqërisë së Hapur, i cili mblodhi aktivistë të ashtuquajtur “shoqëri civile” nga e gjithë bota.

Shumica e të pranishëmve ishin te rinj të zgjuar, idealistë që dukeshin të angazhuar për t´a bërë botën një vend më të mirë. Shqetësimi im i vetëm për takimin ishte që pjesëmarrësit e tij i konsideronin si një grup misionarësh demokratikë, të cilët do të ktheheshin në shtëpi për të përhapur fjalën e mirë.

Ishte më vonë, gjatë drekës në një hotel të Budapestit, kur pashë forcën e plotë të shpirtit (etosit) arrogant të promovuar nga rrjeti Soros i organizatës. Në tryezën time dëgjova përfaqësuesit holandezë, amerikanë, britanikë, ukrainas dhe hungarezë te OJQ-ve të Soros që mburreshin me arritjet e tyre. Disa thanë se ata luajtën një rol të madh në Pranverën Arabe në Egjipt. Të tjerët shprehën krenarinë e tyre për kontributin në demokratizimin e Ukrainës. Disa u vlerësuan për ndikimin e tyre në përgatitjen e terrenit për përmbysjen e regjimit të Gadafif në Libi.

U ula në heshtje dhe u ndjeva i parehatshem me një grup njerëzish që në mënyrë rastësore supozonin se kishin të drejtën të luanin ´Zotin` në të gjithë botën. Në një moment, kreu i tryezës, një udhëheqës hungarez i një OJQ te Soros, më pyeti se çfarë mendova për punën e tyre. Duke mos dashur të ofendoja, i thashë qetësisht se nuk isha i sigurt nëse imponimi i jashtëm i idesë së tyre të demokracisë tek populli i Libisë ishte legjitim apo që do të funksiononte. Pa hezitim të dytë, bashkëbiseduesi ma ktheu me përgjigjen: “Nuk mendoj se kemi luksin e pritjes derisa populli libian të vijë me Jeffersin e vet!”

Furedi kujton se ishte i shqetësuar nga “toni fodull me të cilin ajo më jepte leksione rreth performimit të rolit” të Thomas Jefferson në vende si Libia, e cila u shndërrua në një shtet të dështuar ku xhihadistët janë të lirë, afrikanët e zinj shiten hapur në tregjet e skllevërve dhe kriminelët-kontrabandistët kanë një fitim të konsiderushem, duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Evropë, shpesh me ndihmën e OJQ-ve të lidhura me Sorosin.

Furedi, i cili si Soros ka një prejardhje hebre-hungareze, gjithashtu synonte mbrojtësit e Soros duke akuzuar kritikët e tij për antisemitizmin.

“Unë jam i tmerruar nga kritikët e Soros si anti-hebre”, shkroi ai, duke thënë se “shkaku i luftimit të antisemitizmit është i keq-shërbyer nga përdorimi i tillë oportunist i këtij termi”.

Akademiku “humbi shumicën e familjes se tij hungarezo-hebreje në Holokaust”, ndërsa Sorosi vete i mbijetoi fatkeqësisë, duke u paraqitur si i mbeshtetur nga prinder te krishterë hungareze, duke e shoqëruar ate në raundet e tij ndersa konfiskote prona nga hebrenjtë më pak të lidhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here