Të jesh intersex. Çfarë do të thotë?

0
372

Kur flasim për seksin apo për gjininë  e dikujt,  zakonisht komentojmë mbi faktin nëse ata janë meshkuj apo femra.  Kjo zakonisht bazohet në atë çka gjendet midis këmbëve të tyre apo në kromozomet e tyre.  Kur mendojmë për seksin e dikujt e kemi mendjen te penisi apo vulva me të cilën do ballafaqohemi kur të ulen pantallonat ose fundi. Ndërkohë që ky detaj qëndron për pjesën më të madhe të njërëzve, por jo për të gjithë. Sepse natyra  nuk i ndan njerëzit bazuar në ngjyrën rozë apo blu.

Natyra (më) duket sikur i ka krijuar gjinitë si një vazhdimësi e njëra tjetrës, duke bërë që  njerëzit t’i përkasin njërës apo tjetrës. Megjithatë ka një numër njerëzish të  lindur me tipare intersex, pra me organe gjenitale që nuk buçasin “vajzë” apo djalë”.

Shumë njerëz më kondita intersex duken si meshkuj apo femra nga jashtë por në brëndësi kanë një miks pjesësh të gjinisë tjetër. Për shembull, një vajzë adoleshente, në shkollë të mesme, 100% vajzë, mbi të gjitha nga pamja e jashtme. Çdo djalë që e sheh, do të futet brënda pantallonave të saj.  Por, ajo ka atë që quhet ‘sindromi i pandjeshmërise ndaj androgjenëve’, pra kromozonet e saj janë XY, por receptorët e saj ndaj androgjenëve nuk punojnë si ato të një mashkulli të zakonshëm. Pra, ajo ka një tru gruaje, një trup gruaje, një vulvë, por vagina e saj nuk është aq e thëllë sa ajo e vajzave me kromozome XX dhe për më tepër ajo nuk ka vezore. Shanset janë, që ajo  të njihet me situatën vetëm kur të shkojë te gjinekologu për të kuptuar se pse nuk i kanë ardhur akoma menstruacionet.  Kjo padyshim që është një surprizë e madhe për këdo, por kjo nuk e ndryshon faktin që ajo është një vajzë, si të gjitha vajzat e tjera në shkollën e saj.

Jashtë gjinisë

Gjinia është ajo që na bën burra apo gra dhe zakonisht identifikohet me atë çka kemi nën pantallona ose funde. Kultura ndërkohe ka sjellë një ndasi rolesh sipas gjinisë, që fatmirësisht po zbehen dita ditës. Per shembull nuk presim më që doktori të jetë patjetër burrë dhe infermierja grua, nuk kemi pritshmëri që gruaja të gatuajë dhe shefi i një restoranti të jetë patjetër burrë. Por, nga ana tjetër, shumë njerëz mendojnë që ushtarët në vijë të parë në luftë duhet të jenë patjetër burra, bazuar në rolet gjinore sipas të cilave vetëm trupat e burrave mund të gjuhen me plumba. Siç e shihni ka të tjera aspekte të gjinive që nuk janë vetëm rol i kulturës.

Born this Way

Deri para pak kohësh, psikologët mendonin që ne i mësonim rolet tona gjinore gjatë rritjes. Ata, besonin që mund të marrësh  një bebe të seksit mashkull, të ja heqësh penisin dhë ta rrisësh si vajzë të lumtur, dhe ajo nuk do e dijë kurrë diferencën.

Kjo është ajo që i ka ndodhur shumë fëmijëve me gjenitale të dyshimta.  Dyshimi kuptohet dhe krijohet kur në sallën e lindjes ka një heshtje të madhe përpara se të thuhet gjinia e femijës së lindur.  Pastaj është vetëm çështje kohe dhe mjeku i rradhës do i këshillojë prindërit që të rrisin fëmijën e tyre si Mira apo si Beni.  Kjo sepse është shumë më e lehtë të krijosh një vaginë nga penisi se sa një penis nga ajri. Ndërkohë kjo mënyrë arbitrare e vendosjes së gjinisë mund t’i përshtate prindërve apo mjekëve por jo fëmijës. Kjo tregon që ndjesia e gjinisë nuk mësohet gjatë rritjes por ka lindur bashkë me ne. Disa stereotipe gjinore janë padyshim krijim i kulturave të ndryshme, si psh fakti që burrat janë më të shkathët dhe që gratë bëjnë seks më pak se ta. Por ndjenjat rreth gjinisë apo faktit nëse je burrë apo grua janë të përcaktuara që në lindje, që në mitër. Kjo është diçka që nuk mund të ndryshohet me anë të një operacioni mbas lindjes.  Sot ndodhemi me një numër femijësh që kanë lindur me gjenitale të dyshimta dhe që janë rritur si vajza ndonëse nuk ndihen ashtu. Po sot,  fatmirësisht kemi më shumë informacion kështu që presim rritjen e tyre duke i lënë ata vendimtarë te jetës dhe ardhmes së tyre.

Intersex Transeksual

Kur ndjenjat e të qënit grua apo burrë nuk përfaqësojnë atë çka ke mes këmbëve, ti bën pjesë në atë që quhet komunitet  transeksual ose genderqueer . Termi mjekësor është  “çrregullim gjinor” ose “çrregullim i identitetit gjinor”.

Të kesh ” çrregullim të identitetit gjinor”  është ndryshe nga të qënit intersex, duke parë që njerëzit preken nga ky çrregullim  kanë gjenitale tipike dhe kromozone të sakta. Nuk ka asgjë të dyshimtë te këmbët e tyre. Ajo çka nuk është në rregull është mënyra se si ata ndihen pra ata nuk e ndjejnë gjininë të cilës i përkasin.

Një kujdes shumë i madh duhet treguar me përdorimin e terminologjisë së saktë . Ndonëse në gjuhën shkencore tiparet intersex quhen “hermafroditizëm“, ky term vlerësohet si stigmatizues kundrejt këtij komuniteti. Ndiqni linqet për të marrë më shumë informacion dhe mos gjykoni kurrë të tjerët nga pamja e tyre e jashtme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here