SHBA mbyll qeverinë, nuk miratohet buxheti

0
147

Qeveria amerikane u mbyll zyrtarisht për të dytën herë brenda muajit sepse Kongresi nuk arriti të përmbushë afatin kohor për të votuar buxhetin e ri.

Senatorët, megjithatë, diskutuan gjithë natën dhe e hodhën në votë kalimin e projektligjit që tani duhet të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Plani 600 faqësh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme. Ligjvënësit, megjithatë, luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul.

Financimi federal për shërbimet qeveritare skadoi zyrtarisht në mesnatë. Bisedimet kanë vazhduar me shpresën se mbyllja do të mund të shfuqizohej përpara se të fillojë puna të premten.

Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here