Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezullon nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës mes tyre kryetari i kësaj gjykate.
Janë pezulluar nga detyra tre gjyqtarët: Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.
Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.