Përplasen në emision Idrizi dhe Beci, publicisti: “nuk merrem me çështje ullinjsh”. Kreu i PDIU: Shko pyet gruan

0
51

E ka quajtur provokim qëndrimin e publicistit Orfea Beci, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe është larguar nga emisioni “Studio e hapur” në News24.

Nga studio e Gjirokastrës publicisti Orfea Beci mori fjalën menjëherë pas deklaratave të Shpëtim Idrizit, por e quajti çështje ullinjsh çështjen çame. Kaq është dashur që të ndizen gjakrat dhe Idrizi të ngrejë zërin, madje të heqë mikrofonin dhe të largohet nga studio direkte.

Beci i njohur si një mbrojtës i të drejtave të grekëve tha se nuk e dëgjoi Idrizin pasi po vinte në studio me vrap duke u shprehur me indiferentizëm për çështjen çame.

Beci: Nuk i dëgjova bisedat e mëparshme, sepse isha rrugës duke ardhur me vrap. Nuk merrem me çështje mbjellje ullinjsh.
Idrizi: Eja të ballafaqohemi në studio zoti i nderuar. Mos fol më këtë gjuhë se nuk të shkon.
Vasili: Qetësohuni zotërinj!
Idrizi: Ai më provokon se flet nga Gjirokastra. Është turp që një shqiptar flet ashtu.
Vasili: Të thotë një mëndim të paktën.
Beci: 85 mijë shqiptarë janë në Greqi dhe punojnë. Për këtë është kushinetë çdo njeri. Në këto momente kaq të vështira ekonomike…
Harxhi: Ata shqiptarë që jetojnë në Greqi, numri në bazë të statistikave ka rënë mjaftueshëm. Por është e vërtetë që ka pasur shumë shqiptarë, po si është e mundur që nuk e njihni çështjen çame.
Beci: Tek përdorimi i termave të keni e kujdesshme.
Harxhi: Cilin term? E kam për nder që jam shqiptare
Beci: Nëse do kishte dispozicione për gjëra të tilla, ai popull s’do priste shqiptarët.

Idrizi: Midis Shqipërisë dhe Greqisë e kemi fqinj, duhet të kemi marrëdhënie të mira. Se kuptoj se si ai flet ashtu. E vërtetë që shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, por ata punojnë vet. Politika greke duhet të fillojë të kuptojë se marrëdhënia njerëzore nuk mund të funksionojë nga disa koka të shtrembëra për të pranuar të vërtetat. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë dem baba dem në trojet e tyre.

Vasili: Zoti Beci ka kombësi greke..
Idrizi: Është shtetas shqiptare. Madje madje…a mund ti them një gjë? Po i them një gjë zotit Beci, që të shkojë t pyes në shtëpi gruan e tij për çështjen çame.
Vasili: Zoti Idrizi, të mos kalojmë në këto terma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here