Anëtarët e KLGJ dhe KLP nuk plotësonin kriteret ligjore, ja deklarata e deputetes

0
171

Shorti i hedhur për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë ka ndezuar debatin midis opozitës dhe mazhorancës gjatë këtyre ditëve, për të folur për këtë situatë ishte e fruar në Report Tv deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka.

Deputetja u shpreh se opozita nuk e dha konsensusin sepse shumica e anëtarëve nuk plotësonin kriteret ligjore dhe kushtetuese.

Intervista:

Mund ta quajmë një drejtësi goglash atë që ndodhi ditën e sotme?

Po mund ta quajmë drejtësi goglash sepse drejtësi me konsensus politik dhe drejtësi të pahapur nga njëra anë e politikës sigurisht që nuk ka. Nëse do të kishim do ishte e mundur që të paktën 4 apo 5 nga anëtarët do votonin në mënyrë anonime dhe në përputhje me rregullat dhe kushtetutën.

Pse nuk e dha konsensusin opozita?

Nuk e dha sepse nga çfarë ka paraqitur paraardhësi im në këtë komision Z.Naço, ishte edhe ajo që paraqita unë sot. Njëkohësisht dhe Oerd Bylykbashi ka pasur një listë kandidatësh që nuk plotësonin kriteret ligjore edhe kushtetuese. Aty brenda kishte kandidatë që nuk plotësonin kriterin e mos aktivizimit në instanca e të partive politike.
Kishte kandidatë që kishin kopjuar platformën e një kandidati tjetër, kishte kandidat që i kishte skualifikuar Operacioni Ndërkombëtarë i monitorimit.

Madje pak ditë më para kemi diskutuar këtu në studio për shumë kandidatura që janë skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit, njëkohësisht sekretari i kuvendit i ka rimarrë në shqyrtim dhe i ka futur në short.

Kuvendi thotë se Sekretari nuk është ai që zgjedh por thjesht propozon ndërsa komisioni i zgjedh apo jo?

Kemi miratuar një reformë të drejtësisë që ka shumë standarde duhet të luante me një standard, dhe ka qenë e gjithë pranuar që Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit ishte garantues i kushtetutës dhe njëkohësisht i gjithë reformës në drejtësi që ne e miratuam me 120 vota në 22 korrik. Përveçse kemi rënë dakord e kemi konstatuar edhe me kolegët e mazhorancës.

Sekretari i përgjithshëm ka detyrimin që të reflektojë ato që i sjellë Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit.

Në momentin që operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit të skualifikon për pozicionet në KLP apo KLGJ, atëherë çfarë e bënë sekretarin e përgjithshëm që të kapi politikisht dhe të kapi sistemin për ti rifutur përsëri këta kandidat, unë mendoj se kjo është e vetmja përgjigje që mund ti jepet kësaj pyetje.

M.q.se përmendët shumë kandidat me problematika për shembull Kozma Jano kandidat i cili është përjashtuar apo skualifikuar le të themi sepse është akuzuar pikërisht nga opozita si i lidhur me ish-sigurimin e shtetit. Partia Socialiste e pranoi këtë kërkesën tuaj por ju nuk dhatë qëndrimin pro për përjashtimin e tij?

Ajo që ndodhi është se ne nuk mund të funksionojmë me shumë standarde, kemi kërkuar jo vetëm përjashtimin e Z. Jano por edhe për shumë të tjerë për të cilët Partia Socialiste nuk e ka marrë mundimin që të bëj verifikimet e duhura.

Kanë bërë verifikim vetëm për Z. Jano sepse ata e dinë shumë mirë që pretendimi jonë qëndron.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here