A po hetohet Saimir Tahiri??? Ja dokumenti që ngre pikëpyetjet

0
318

A po hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri? Ndërsa janë zgjatur me 3 muaj hetimet për anëtarët e organizatës kriminale në të cilën ishte i përfshirë edhe Saimir Tahiri, emri i këtij të fundit duket se është zhdukur nga dosja.

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publik dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj e Fatmir Minaj.

Por në këtë dokument mungon emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gazetari Çollaku pyet a po hetohet veç apo është pushuar çështja ndaj Saimir Tahirit?

Ja çfarë shkruan Basir Çollaku, në Facebook:

Pushohen apo veçohen hetimet per Saimir Tahirin nga Krimet e Renda?!?!

A është zgjatur afati i hetimit për Sajmir Tahirin me tre muaj nga Prokuroria për Krime të Rënda?! Për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin, etj., që ishin bashkë të pandehur me Sajmir Tahirin, Krimet e Renda kanë vendosur të zgjasin hetimin nga data 19 janar 2018 deri në 19 prill 2018.

Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të droges!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon..

Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur…

Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do  ketë ndodhur…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here