Ku është Kryeministri? Vizita e djeshme transmetohet sot “Live”

0
180

Kryeministri Edi Rama ka mbushur ediconet e lajmeve të televizioneve dhe portalet me disa aktivitete të zhvilluara në Mirditë. Zyra e Shtypit e Qeverisë i servri për mediat si takime live dhe aktivitete që janë kryer gjatë ditë së sotme.

Në fakt, Edi Rama ishte dje në Mirditë dhe të gjitha takimet rezultojnë të jenë regjistruar, montuar dhe retushuar në zyrat e qeverisë për tu servirur më pas si takime live.

Sot një pjesë e vendit ka probleme serioze me përmbytjen dhe si rregull kreu i qeverisë duhet të ishte duke monitoruar situatën. Lidhur me përmbytjet ka bërë vetëm një postim në mesditë ku shprehej i entuziazmuar nga puna e ekipeve të shpëtimit dhe vetëm kaq.

Në shumë zona po kërkohet të shpallet emergjenca për shkak të reshjeve dhe i janë dërguar disa kërkesa Kryeministrit, por nuk ka asnjë reagim. Në Mirditë nuk është, sepse takimet u bënë dje. Në zyrë duket se nuk është, sepse nuk ka asnjë mbledhje të shtabit të emergjencave të drejtuar nga Rama. Sigurisht dhe në terren te zonat e përmbytura nuk është, sepse do kishte lidhje dirkete me ERTV. Mesa duket kryeministri ka zgjedhur të bëjë një të diele të plotë pushimi, ditën që një pjesë e vendit është nën ujë. M.Xh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here