PD denoncon marrëveshjen Marku-Xhafaj: Antikushtetuese, po bëjnë SPAK privat

2
180

Partia Demokratike ka denoncuar sot marrëveshjen mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurores së Përgjithshme, e cila sipas saj, e vendos Prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit dhe prishjes së hetimit ndaj tij.

Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi bënë të njohur nga selia e PD për mediat, problemet e rënda ligjore dhe  prapaskenat që fsheh marrëveshja e siotme Marku-Xhafaj:”Caktimi i prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin do të duhet të bëhen pas skanimit të integrimit të tyre nga organet e Vetingut. Ky rregull i ligjit shmanget nga marrëveshja e bashkëpunimit, sepse prokurorët do të duhet të kalojnë certifikimin nga KLP që është nën drejtimin e Kryeministrit.

Po ashtu, dosja e Saimir Tahirit nuk do të jetë më në dorë të prokurorëve, por me urdhër të Prokurores së Përgjithshme i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Epo kur flasin kta sikur duan reformen, kta qe nuk firmosnin dhe nuk votonin kur erdhi puna per te firmos per reformen, hej zot i madh sot na dalin dhe na bejn si dashnor te Drejtesise

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here