I arrestuari bashkë me Nezar Seitin kërkon të lirohet nga burgu

0
154

Armando Koçerri, i arrestuar në të njëjtin operacion policor që vuri në pranga Nazer Seitin, kërkon të lirohet nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Koçerri ishte prezent të enjten në Gjykatën për Krimet e Rënda, por seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit të tij mbrojtës.

Përmes një kontakti telefonik, avokati Sokol Hazizaj, i kishte bërë me dije gjykatës se nuk ishte më mbrojtës i Koçerrit. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën për në 15 shkurt, për t’i dhënë mundësi Koçerrit për të gjetur një avokat mbrojtës, njofton abcnews.

Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here